EKONOMI

Një hap para dy pas, Ahmetaj justifikohet për raportin kritik të DASH

13:50 - 31.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nuk mbulohet dielli me shoshë… Një gjë të tillë bëri ministri i Ministri e Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj kur doli në një konferencë për mediat mbi raportin e DASH për klimën e investimeve gjatë vitit 2018 si dhe pas reagimit të kreut të PD-së.




Ministri u mundua të justifikonte raportin fshikullues të Departamentit Amerikan të Shtetit duke kujtuar kohën kur qeveriste Partia Demokratike.

Raporti i DASH, Basha: Amerika konfirmon politikën korruptive të Edi Ramës

Madje dhe për pjesën e çështjen e PPP-ve (kontratat e partneritetit publik privat), një nga çështjet më të kritikuara ministri në daljen e tij përmendi se qeveria e kaluar (ajo e drejtuar nga Berisha) kishte bërë nga këto marrëveshje.

Raporti thekson domosdoshmërinë e klimës së biznesit dhe tërheqjes së investimeve të huaja. Në raport ka referenca për korrupsionin në drejtësi. Një nga paragrafët e raportit i referohet korrupsionit në drejtësi si një nga problemet kryesore të prishjes së të bërit biznes. Nëse do të implementohet tërësisht, reforma në drejtësi do të promovojë investimet e huaja, do largojë korrupsionin dhe do lërë Shqipërinë të konkurrojë në ekonominë botërore. Kjo është një thirrje për të gjithë ata që tentojnë të pengojnë Vettingun apo reformën në Drejtësi. Ata vendosen kundër interesave qytetare. Është kjo qeveri që ka iniciuar dhe po mbështet me të gjithë instrumentet implementimin e reformës në drejtësi. Ka plot problem e çështje për t’u përmirësuar në ambientin ekonomik shqiptar. Dua të tërheq vëmendjen te mjedisi politik e siguria. Sot violenca politike është e rrallë. Zgjedhjet në vitin 2017 ishin të qeta, si rrallë më parë. DASH sjell në vëmendje vrasjen e protestuesve në vitin 2011. Për më tepër DASH vë theksin tek prokurimet publike dhe PPP. Partneriteti Publik Privat stigmatizohet, përdoret në të gjithë botën, nuk u shpik në Shqipëri,” tha Ahmetaj.

Por çfarë thotë raporti i DASH për klimën e investimeve, gjatë vitit 2018

Investitorët e huaj përmendin korrupsionin, veçanërisht në gjyqësor, mungesën e transparencës në prokurimin publik dhe zbatimin e dobët të kontratave si probleme me të cilat vazhdon të përballet Shqipëria.

“Zbatimi i reformës gjyqësore është duke u zhvilluar, duke përfshirë verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve për pasuri të pashpjeguar, por investitorët e huaj e perceptojnë klimën e investimeve si problematike dhe thonë se Shqipëria mbetet një vend i vështirë për të bërë biznes,” thuhet në raport.

Investitorët, – thotë raporti, – ankohen se zyrtarët përdorin rregulloret e vështira për t’u interpretuar ose legjislacionin jo konsistent si mjete për t’i larguar investitorët e huaj dhe për të favorizuar kompanitë e lidhura me politikën. Rregulloret dhe ligjet që rregullojnë veprimtarinë e biznesit, – thuhet aty, – ndryshojnë shpesh dhe pa konsultime të mirëfillta me komunitetin e biznesit.

Investitorët e mëdhenj të huaj njoftojnë për presione për të punësuar nënkontraktorë të lidhur me politikanët dhe shprehin shqetësimin se gjatë veprimtarisë së tyre në Shqipëri. Akti kundër Praktikave Korruptive me Jashtë nuk gjen zbatim, thuhet në raport.

Raportimet për korrupsion në praktikat qeveritare të prokurimit janë të zakonshme, thuhet në raport.

Duke trajtuar çështjen e PPP-ve (kontratat e partneritetit publik privat) në Shqipëri, Departamenti i Shtetit thotë se përdorimi në rritje i këtyre kontratave ka ngushtuar mundësitë për konkurrencë, përfshirë edhe konkurrencën e investitorëve të huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë.

Sipas raportit të DASH, analizat e dobëta kosto-përfitim dhe mungesa e ekspertizës teknike në hartimin dhe monitorimin e kontratave PPP vazhdojnë të jenë shqetësim. Qeveria kishte nënshkruar më shumë se 200 kontrata PPP deri në fund të vitit 2017, thuhet në raport.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.