KULTURË

Orkestra e mbretërisë së Aragonës, koncert në Tiranë

10:50 - 31.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ambasadori i Spanjës në Shqipëri, Vicente Canelles, paraqet një koncert “në të cilin arti spanjoll bashkëkohor i shekullit XX tregon se nga vijmë, çfarë na dallon dhe atë çka disa artistë sollën në atë shekull në kulturën europiane. Prezantohen orkestra “Reino de Aragon” dhe dirigjenti i tyre, mjeshtrin Casero, tashmë i njohur për dirigjimin e tij edhe në koncerte të tjera në Shqipëri, që në këtë spektakël të çon në thellësitë e rrënjëve kulturore spanjolle.




Orkestra “Reino de Aragon” (ORA) është një formacion risi në nivel kombëtar, e themeluar në 2011 nga muzikanti aragonas, Sergio Guarne. Kjo orkestër ka realizuar më shumë se 43 produksione, 100 koncerte, duke kaluar kufirin e 125.000 pjesëmarrësve në spektaklet e saj. Ka realizuar regjistrimet Home Orchestra, 25 S ‘The return’ dhe “México, ahora y siempre”. ORA ka qenë orkestra rezidente në festivalin prestigjioz ndërkombëtar Riva del Garda (Itali) në edicionet e viteve 2014 dhe 2015, duke ndarë skenën me artistë të nivelit botëror si Natalia Gutman (violonçel), Aldo Ciçolini (piano), Sergey Ostrovsky (violin), ndër të tjerë. Gjithashtu, ka realizuar një produksion në bashkëpunim me Sarah Chang, një nga violinistet më të mira në botë, në një turne nëpër Gjermani dhe Turqi. Në aspektin social bashkëpunon ngushtë për themelimin e një sistemi edukativ në Uganda, Afrikë. Që prej vitit 2017 është formacioni rezident në Auditorin e Zaragozës.

Kjo orkestër ka ngjallur kuriozitetin e producentëve në gjithë botën, duke marrë ftesa nga shumë shtete si Kina, Kanadaja, Zvicra, Franca, etj.

Elementët e ORA-s do të luajnë në bashkëpunim me elementë të Orkestrës së Operës Kombëtare të Shqipërisë. Magjia e tingujve spanjollë do të interpretohen nga instrumentistë spanjollë dhe shqiptarë, balerinë dhe këngëtarë solistë profesionistë. Me pjesëmarrjen e solistes Vikena Kamenica, Abigeila Voshtina dhe balerinëve Isida Mollaymeri dhe Erald Zela dhe orkestrime nga Gerti Druga. Koncerti do të zhvillohet tek teatri i ri “Turbina”, ditën e enjte, më datë 2 gusht në orën 20:00. Ky koncert sponsorizohet nga Ambasada e Spanjës, Ministria e Kulturës, Bashkia e Tiranës dhe Orkestra “Reino de Aragon”. Në program përfshihen Isaac Albéniz e Manuel de Falla.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.