FOTO - GALERI

Pamje mahnitëse nga liqeni i Japonisë

14:11 - 31.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nuk ka një emër zyrtar, por e kanë quajtur thjesht “Pellgu i Monet” dhe arsyeja është e lehtë, ngjashmëria e jashtëzakonshme me pikturat e ciklit “Nimfat” e piktorit impresionist francez.




Turistët që vizitojnë këtë tempull në qytetin Seki, në prefekturën japoneze të Gifu, mbeten të mahnitur nga uji kristal, ngjyrat që e rrethojnë dhe peshqit e shumëllojshëm.

E kanë cilësuar një kënd mrekullie në Japoni me shije impresioniste. Ngjashmëria me ciklin prej 250 pikturash të nimfave është e habitshme. E gjithë hapësira ngjason me një pasqyrë në ujë, ku natyra është dëfryer duke krijuar një atmosferë të ngjashme me kopshtet e Monet, brenda vilës së Giverny, të cilës piktori francez i kushtoi plot 250 punime.

Pellgu gjendet mes maleve të Sekit, përgjatë portës antike të shenjtorëve të Itadorit. Në ujrat e saj mund të admirosh nimfat, si ato të pikturuara nga Monet, por edhe krapin apo peshq të tjerë të shumëllojshëm.

Bukuria e saj piktoreske e ka shndërruar atë në një tempull të famshëm dhe turistët vijnë nga gjithë vendet e botës vetëm për ta vizituar.

liqen5 liqen4-768x494 Capture liqen3-768x495 liqen2-768x493
<
>


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.