KULTURË

Zana Çela: Jeta e Operës pa teatër

10:15 - 31.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Opera “Carmen”, produksioni më i madh i TKOB për këtë vit, me pjesëmarrje të artistëve vendës e të huaj, ka qenë sipas Zana Çelës, edhe më i suksesshmi në kalendarin e shfaqjeve nga janari deri në muajin korrik. Sipas drejtoreshës së TKOBAP, “premiera e operës ‘Carmen’ ka pasur shitjen më të madhe dhe audiencën më të madhe, por njëkohësisht për sa i përket audiencës edhe turi veror. Ne shkojmë aty ku publiku është, shkojmë për të kryer misionin tonë, por njëkohësisht edhe për t’i tërhequr e për t’i edukuar ata drejt artit klasik”. Deklarata u bë dje në një konferencë për mediat, që shënoi edhe publikimin e një raporti vjetor të punës së këtij institucioni.




Janë rreth 20.000 mijë spektatorë, ata që kanë ndjekur këtë vit shfaqjet e TKOB, mes të cilave 3 premiera të Operës dhe Ansamblit Popullor si edhe 16 premiera koncertale. “Në 7 muajt e parë të këtij viti, Teatri i Operas ka realizuar gjithsej 57 shfaqje, duke rritur me 58% numrin e shfaqjeve, krahasuar kjo me 1 vit më parë, kur realizuam 36 shfaqje. Në shfaqjet tona kanë marrë pjesë 19.359 spektatorë, ose e shprehur ndryshe, 10% më shumë është rritur numri i spektatorëve tanë”, deklaroi Zana Çela.

KONFERENCA
Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor prezantoi në një konferencë për shtyp analizën 7-të mujore, janar–korrik 2018 të veprimtarisë artistike të tij. Drejtoresha e Përgjithshme e TKOBAP, Zana Çela, në fjalën e saj u shpreh se me marrjen e mandatit si drejtore e Përgjithshme e Teatrit të Operas e Baletit dhe Ansamblit Popullor një vit e gjysmë më par¸, është angazhuar në krye të stafit të Teatrit për ta kthyer Teatrin në një qendër të ekselencës, edukimit dhe inovacionit, duke siguruar një nivel të lartë dhe audiencë të gjerë.

“Garantimi i vazhdimësisë së veprimtarisë së institucionit gjatë periudhës së rikonstruksionit, duke shfrytëzuar skenat e Tiranës, qyteteve të tjera të vendit, ambientet ‘open air’ dhe duke ruajtur formatin e plotë skenik të produksioneve opera dhe balet. Zgjerimi i audiencave ndërkombëtare ishte një tjetër objektiv ambicioz. Gjatë muajve janar-korrik 2018 TKOBAP realizoi 16-të shfaqje jashtë kufijve të Shqipërisë. Kujtojmë këtu turneun e trupës së baletit në Itali me Stravaganza dhe Noces apo dhe turnetë e suksesshëm të Ansamblit Popullor në Belgjikë, Kroaci, Bullgari etj. Një vit më parë TKOBAP në të njëjtën periudhë kohore mundi të realizonte 2 koncerte. Gjatë sezonit janar-korrik 2018 TKOBAP nënshkroi dy protokolle shumë të rëndësishme bashkëpunimi me Teatrot Kombëtare të Serbisë dhe Maqedonisë për herë të parë në historinë e këtij teatri. Këto protokolle do të hapin rrugën e bashkëpunimit e bashkëprodhimit e si pasojë zgjerimit të audiencave tona ndërkombëtare”, tha ajo.

Sa u takon projekteve të edukimit, ajo tha se ka pasur angazhim. “Numri i aktiviteteve të organizuara në shkollat 9-vjeçare të Tiranës nga TKOBAP gjatë këtij 7 mujori ka qenë 34, kurse një vit më parë në të njëjtën periudhë numri i këtyre aktivitete ka qenë 2”, – tha Çela.

Sa i takon mir¸menaxhimit të buxhetit dhe rritjes së të ardhurave nga sponsorizimet, marrëdhëniet me të tretët dhe të ardhurat nga biletat Çela vuri në dukje se të ardhurat nga sponsorizimet dhe bashkëpunimet me të tretët janë rritur në masën 75%, krahasuar rritjen në po të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe se të ardhurat nga biletat janë rritur në masën 255 % më shumë se 7-të mujori i parë i viti 2017.

Ajo tha mandej se aplikimi i metodave bashkëkohore të komunikimit, promocionit dhe marketingut të produksioneve për tërheqjen e audiencave, partnerëve, sponsorëve, medias, ka bërë që “dhe shifrat e realizimit të këtij objektivi flasin për rritje në krahasim me një vit më parë”. Edhe këtë herë Çela renditi si arritje rritjen e numrit të ndjekësve në “Facebook” dhe “Instagram” me 58% më shumë se viti i kaluar; sikundër llogariti si sukses për rrjedhojë si shkak i punës në TKOB edhe numrin e artikujve të shkruar këtë vit të rritur sipas saj me 83% e po ashtu edhe numrin e kronikave televizive të realizuara nga mediat.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.