KULTURË

47 ditë teatri/ Sokol Angjeli: Mos bëni rolin e strucit

13:30 - 01.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Protesta nuk ka artistë në zë! Si për t’iu kundërpërgjigjur një fraze të shqiptuar si argument pro shembjes së teatrit, në të 47-ën ditë proteste, pas shumë emrash të njohur, dje, erdhi Sokol Angjeli. U prezantua si aktor i Teatrit Kombëtar dhe mbajti më pas një ligjëratë me argumente ligjore e morale që kundërshtojnë rrafshimin e 2 godinave.




“Ata që duhet të përgjigjeshin pas refuzimit të ligjit nga presidenti, ishin kreu i grupit parlamentar Taulant Balla, ministrja Kumbaro, 75 deputetët dhe më pas Erion Veliaj. Asnjë nuk reagoi përveç këtij. Pse u ngacmua ky njeri? Ligji nuk iu kthye këtij, ju kthye deputetëve. Ç’pati ky? Ky njeri po na bie shumë në qafë. Po bëhet mashtrues i një shkalle të lartë”, tha Angjeli me tonin e një ligjërimi skenik.

Për të, problemi është shembja e teatrit. “Para se të pyesin a doni të ndërtoni teatër të ri, duhet të pyesin a jeni për shembjen e Teatrit Kombëtar? Dhe pastaj a jeni për shembjen e Teatrit Eksperimental? Pasi t’u përgjigjen që jemi dakord për shembjen e dy teatrove, atëherë të flasë. Ai nuk e bën qëllimisht pyetjen e parë: A jeni dakord për shembjen? Ai qëllimisht pyet a doni teatër të ri se ata që janë larg nuk e kuptojnë mirë”, tha Angjeli mes mërisë dhe trishtimit. Për të, edhe kolegët nuk janë pa faj.

“Ata që duan që asnjë cm toke të mos i merret teatrove, duhet të kuptojnë që ka mashtrim. Gjurma e teatrove dhe e projektit nuk është e njëjtë. Kolegët që janë mashtruar nuk e kanë të qartë. Ata do llogarisin 3 katet për këtë hapësirë. Ata do na mashtrojnë por këtë mashtrim e kemi zbuluar që tani. Jo kolegë të dashur. Mos bëni rolin e strucit që të fusni kokën në rërë”, tha Angjeli.

Ai shtoi se e denoncon këtë histori se siç thotë Aurel Plasari, dua ta kem faqen e bardhë nesër pasnesër. “Po t’i pyesësh kolegët a doni ta prishni teatrin, asnjë nuk do thotë po. Atëherë pse janë rreshtuar kështu shokët tanë?
Do mblidhemi katër institucione në një godinë të sajuar(Turbina). Katër vjehrra në një shtëpi. Një zot e merr vesh se si do merremi vesh me njëri-tjetrin. Mbase në vitin e parë e të dytë do kemi kontrata 1-vjeçare. Më pas do na thotë që nuk u zë të gjithëve. Më pas do na thonë po patëm punë do iu thërrasim. Ashtu si u shua Estrada e Shtetit, ashtu si po shuhet Cirku- dhe ja kështu do shuhet Teatri Kombëtar. Ne do themi nuk ua bëmë ne, ua bënë ata që të kenë faqen e zezë”, e mbylli ai fjalën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.