![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Një 52-vjeçar është plagosur në Durrës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në mbrëmje, në afërsi të stadiumi “Niko Dovana”.
I plagosuri është gjetur nga kalimtaret në trotuar i shtrirë dhe mbuluara nga gjaku.
Qytetarët pasi kanë lajmëruar ambulancën, e kanë dërguar me urgjencë në spital, në gjendje të rendë.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ka identifikuar dhe arrestuar autorin. Ende nuk dihet motivi, policia po vijon hetimet.
Njoftimi i Policisë
Më datë 02. 08. 2018, rreth orës 20:50, në lagjen Nr. 18, për motive të dobëta është goditur me thikë shtetasi S. Dh. 52 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.
Me të marrë njoftim janë organizuar menjëherë Shërbimet e Policisë së Durrësit, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin B. Xh., 36 vjeç, banues në Durrës.
Gjithashtu nën cilësinë e provës materiale është sekuestruar thika.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes.