Kryesore

Drejtori i Shëndetit Publik kapet duke i dhënë lekë policit të rrugores

19:03 - 04.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Drejtori i Shëndetit Publik në Kolonjë është kapur duke korruptuar efektivët e policisë në Tiranë, por më pas është liruar.




Akuza është bërë nga deputeti demokrat Ervin Salianji, i cili ka publikuar në Facebook një video që tregon një drejtues, teksa tenton t’i japë 1 mijë lekë efektivit të policisë.

Në video nuk tregohet fytyra e drejtuesit që është ndaluar për shkelje të semaforit, por deputeti demokrat Ervin Salianji thotë se ai është Pandi Cungu.  Sipas tij, shteti që drejton Edi Rama fut në burg vetëm qytetarët e thjeshtë ndërsa drejtorët i lirom.

“I proceduar nga prokuroria dy herë dhe i kapur në shkelje drejtoruci i PS vazhdon aktivitetin e tij normal si drejtor ndërkohë që mijëra qytetarë vuajnë nëpër komisariate dënime dhe për gjoba të pamerituara”, shkruan deputeti demokrat.

Në fakt, koha ka treguar se një pjesë e mirë e zyrtarëve, si nga qeveria dhe opozita ende nuk janë mësuar me faktin se ligji është i barabartë për të gjithë.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.