Kosova

“Ndryshimi i kufijve apo shkëmbimi i territoreve një përshkallëzim i rrezikshëm”

16:21 - 04.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndryshimet e kufijve kanë qenë gjithmonë një vijë e kuqe për BE-në dhe Uashingtonin. Atashimi i Preshevës përmendur nga presidenti Thaçi “me një taktikë retorike” faktikisht do të thotë shkëmbim territoresh me pasoja të paparashikueshme për të gjithë rajonin: për Maqedoninë, që sapo ka marrë ftesën e antarësimit në NATO, për Bosnjen dhe Hercegovinën dhe për serbët, që jetojnë në jug të lumit Ibar në Kosovë.




Një destabilizim nuk mund dhe nuk duhet të jetë në interesin e BE-së dhe të vendeve anëtare të tij dhe as në rajon. Tani kur kanë kaluar më shumë se dhjetë vjet nga pavarësia e Kosovës rikthimi tek ideja e atashimit të Preshevës dhe heqjes dorë prej veriut të Kosovës mund të shkaktojë një përshkallëzim të rrezikshëm – madje edhe provokues.

Nëse vërtetë pas dyerve të mbyllura në Uashington zhvillohen bisedime serioze për një shkëmbim territoresh, atëherë Brukseli do të humbiste kontrollin. Kjo do të kishte si pasojë dështimin e të gjitha përpjekjeve të nismave në frymën evropiane për vendosjen e ekuilibrave dhe afrimin – duke përfshirë këtu edhe vet dialogun e Brukselit mes Beogradit dhe Prishtinës.

Johanna Deimel, eksperte e Ballkanit pranë Shoqatës së Studimeve për Evropën Juglindore


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.