LIFE STYLE

Pse meshkujt i harrojnë datat e përvjetorëve?

15:48 - 04.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Burrat harrojnë më shumë se gratë… Kështu që mos u ndjeni keq nëse harron datën kur jeni martuar, apo edhe lidhur. Nuk duhet t’u vini fajin atyre gjithmonë, sepse disa gjëra nuk i kanë në dorë. Si përshembull kur i kërkoni të dashurit apo bashkëshortit të mbajë mend datat e caktuara.




Sipas një studimi të Universitetit Trondheim në Norvegji, i kryer nga Prof. Jostein Holmen, në një kampion prej 37 mijë personash, burrat janë të prirur të harrojnë data dhe emra më shumë se gratë. Kjo nuk ka të bëjë me mungesën e vëmendjes ndaj partneres por është një problem mashkullor. Po përse ndodh? Burrat e kanë të vështirë të kujtojnë detaje të jetës së tyre deri në një vit më parë, krahasuar kjo me gratë.

“Është e ditur që burrat harrojnë më shumë se gratë, por deri më tani nuk ishte dokumentuar. Dhe është për t’u çuditur që burrat kanë aq rënie të kujtesës nga mosha 30 deri në 60 vjeç”, ka theksuar profesor Jostein Holmen.

Rezultatet u publikuan në revistën BMC Psychology në fund të vitit 2013.

Por studimi nuk ka arritur të gjejë arsyen. Ajo që dihet është vështirësia që vjen me rritjen e moshës për të kujtuar. Tani që gjithçka është e bazuar në shkencë, mund ta përdorin si justifikimin perfekt sa herë që kanë harruar të urojnë gruan për përvjetorin e martesës. Sa për atë të lidhjes mos mbani shpresë!

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.