LIFE STYLE

Të provoni çokollata dhe të zhvendoseni në Itali, kompania e njohur kërkon punonjës

10:42 - 04.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të paguhesh për të shijuar çokollatat gjatë gjithë ditës, mund të jetë puna e ëndrrave për shumicën e njerëzve. Dhe të zhvendosesh në qytetin piktoresk të Albas në Itali, për ta bërë këtë? Vetëm në ëndrra mund ta mendonit.




Por, ndodh që ëndrrat bëhen realitet. Ferrero, kompania e njohur për çokollatat me lajthi, kërkon “gjyqtarë të shijes” për të shijuar produktet e saj.

Sipas “Travel & Leisure”, Ferrero ka listuar 60 vende të lira për jo-profesionistët për të shijuar produktet e saj.

Të 60 personat e përzgjedhur do të duhet të zhvendosen në Alba, ku ndodhen zyrat qendrore të Ferrero-s.

Duke filluar nga shtatori, ata do të marrin pjesë në një program trajnimi të paguar për tre muaj, gjatë të cilit ata do të marrin produkte dhe do të mësojnë rreth praktikave të testimit të shijes.

Në fund të trajnimit, 20 persona më të përshtatshëm, do të punësohen për punë me kohë të pjesshme në kompani, duke punuar dy ditë në javë për dy orë.

Njoftimi është bërë në gjuhën italiane, duke specifikuar se aplikantët duhet të flasin italishten rrjedhshëm, të mos kenë alergji të ndryshme si edhe të dinë të përdorin kompjuterin.

Nëse kjo është puna e ëndrrave tuaja, atëherë aplikoni.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.