LIFE STYLE

FOTO/ Torta me urimin shqip dhe e dekoruar me pluhur që simbolizonte kokainën merr më qafë shqiptarin

15:33 - 05.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një tortë e “veçantë” e porositur për ditëlindje në një pastiçeri në Itali ka bërë që një shqiptar ta pësojë keq, pasi është zbuluar se ishte në arrest shtëpie.




Mediat italiane kanë bërë të ditur se policia ka konstatuar rastësisht një tortë të pazakontë në një pastiçeri.

Torta ishte me një shënim në shqip “Edhe 100 biphe” dhe e dekoruar sipër me kartëmonedha eurosh, karta krediti dhe pluhur që simbolizonte kokainën.

Policia në Teramo është vënë menjëherë në lëvizje për të mësuar kush ishte marrësi dhe cilët e kishin porositur.

Ata gjetën marrësin, që do ti bëhej surpriza. Shqiptari ishte në arrest shtëpie, me precedentë të njohur për drogë, ndërsa tashmë do t’i duhet të japë llogari për kuptimin e tortës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.