Kosova

“Furnizove me naftë Millosheviçin”, Thaçi reagon pas akuzave ndaj Berishës: S’kam çështje personale…

12:16 - 05.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur edhe një herë për idenë për korrigjimin e kufijve. Po ashtu edhe rreth debatit të hapur dje me ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berishën. Edhe pas deklaratave që Thaçi ka publikuar thotë se nuk i është drejtuar Sali Berishës. Thaçi ka theksuar se korrigjimi i kufijve nuk nënkupton ndarje dhe as shkëmbim të territoreve.




Në një intervistë per Kosovapress, ai insiston se Kosova duhet të adresojë kërkesën e Luginës së Preshevës në dialogun me Serbinë. Presidenti Thaçi pranon se ka dallime ndërmjet liderëve të Shqipërisë dhe Kosovës sa i takon dialogut, por thotë se statusi i fundit në facebook nuk i është drejtuar ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha.

Presidenti Thaçi pranon se ka dallime ndërmjet liderëve të Shqipërisë dhe Kosovës sa i takon dialogut, por thotë se statusi i fundit në facebook nuk i është drejtuar ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha.

KosovaPress: President, në javët e fundit keni përdorur termin “korrigjim i kufijve”. Kjo nga përfaqësues institucionalë dhe politikë është përkthyer si shkëmbim i territoreve, meqë Serbia tradicionalisht kërkon territor nga Kosova. A mund të na tregoni saktë çfarë mendoni me korrigjim të kufijve?

Korrigjimi i kufijve nuk është term i shpikur nga unë, por shumë shtete në botë e kanë përdorur si mjet për të tejkaluar hasmëritë, për të zgjidhur problemet, për të krijuar paqe afatgjate. Këto ditë e kam përsëritur shpesh: korrigjimi i kufijve nuk nënkupton ndarje, nuk nënkupton shkëmbim të territorit. Po e them edhe ndryshe, korrigjimi i kufijve nuk do të sjellë ndarje të Kosovës. Këtë duhet ta kenë të qartë të gjithë. Gjatë gjithë këtyre vjetëve që kur jemi në dialog, institucionet e Kosovës janë kritikuar pse çështja e Luginës së Preshevës nuk po diskutohet në dialogun me Serbinë. Tash të njëjtit njerëz kërkojnë që t’i mbyllim sytë përballë kërkesës legjitime të tyre për t’ju bashkangjitur Kosovës. Prandaj, kërkesa e jonë është që Kosovës t’i kthehet Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, meqë Serbia nuk ka arritur që t’ju garantojë atyre të drejta, të cilat Kosova iu garantohen serbëve në Kosovë.

KosovaPress: Për të qenë më i qartë. Ju mendoni se Kosova nuk e jep veriun në shkëmbim të Preshevës? 

Kosova nuk ka hyrë në këtë dialog për të humbur, as për të dhënë. Kosova ka hyrë në këtë dialog për të arritur marrëveshje paqësore në përputhje me interesat shtetërore. Kosova përballë Serbisë gjithmonë ka dalë fituese, sepse kemi qenë të bashkuar në të drejtën tonë për liri, pavarësi dhe kemi pasuar në vazhdimësi përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Prandaj, i gjithë spektri politik, shoqëria civile, duhet të jemi të bashkuar për t’ia sjellë Kosovës fitoren e radhës, atë të anëtarësimit në BE, NATO dhe OKB.

KosovaPress: President, kundër korrigjimit të kufijve kanë dalë partnerët qeverisës dhe krejt opozita. Madje edhe miq të Kosovës. A dini diçka që të tjerët nuk dinë? A e keni mbështetjen amerikane për idenë e korrigjimit të kufijve?

Këtu ka një keqkuptim të madh të cilin duhet sqaruar. Unë kam propozuar korrigjimin e kufijve si opsion të mundshëm për arritjen e marrëveshjes paqësore përfundimtare. Ndarja dhe shkëmbimi i territoreve janë opsione të papranueshme edhe për mua. Në dy dekadat e fundit, në të gjitha proceset politike Kosova ka dal fitimtare pikërisht se ka besuar në SHBA-në, edhe atëherë kur disa kanë pasur dyshime apo kanë qenë skeptik. Gjithmonë kemi qenë bashkë me Amerikën. Edhe në fazën e fundit të dialogut jemi bashkë. Ne nuk do të befasojmë partnerin tonë strategjik, i cili është meritor për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. SHBA dhe BE janë fuqishëm në mbështetje të arritjes së marrëveshjes dhe janë të koordinuara në mes vete.

KosovaPress: Ndërkohë, për qëndrimin tuaj jeni kritikuar ashpër nga ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha. Menjëherë iu keni përgjigjur me kundërakuza të rënda. Pse reaguat ndaj tij?

Ky është vetëm interpretim i mediave dhe asgjë më shumë. Së pari, mendoj që z. Berisha ka dhënë mendimin e vet për atë se çfarë mendon për zhvillimet në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Unë e respektoj mendimin e tij, por mendoj se nuk mjafton vetëm respektimi i të drejtave të njeriut për shqiptarët atje, sepse Serbia ka dështuar ta bëjë këtë në vazhdimësi. Unë konsideroj që ne kemi një mundësi të vogël që të provojmë bashkimin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Kosovën. Fundja, kjo është ajo çfarë shqiptarët dhe përfaqësuesit politikë të Luginës janë duke kërkuar nga institucionet e Kosovës. Unë jam i prirë të dëgjoj më shumë këta të fundit, se sa këdo tjetër. Por, me vjen keq që disa media janë bërë mjeshtër të shtrembërimit të së vërtetës. Lehtë është të parashikohen tituj të tillë bombastikë edhe pas kësaj interviste. Por, interesi shtetëror dhe nacional nuk vendoset nga lajmet e rrejshme, por vetëm me vendime institucionale dhe të përgjegjshme. Unë nuk kam çështje të hapura personale me asnjë lider në Shqipëri apo në Kosovë. Mirëpo sigurisht se kemi dallime kur është në pyetje dialogu me Serbinë. Pavarësisht kësaj, unë besoj në drejtësinë historike që Presheva, Bujanoci dhe Medvegja duhet t’i bashkohen Kosovës.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Gabime te dy shqiptaret??
    Thac kufirin nuke e ke bere ti.Ate e Kane vendors me gryken e pushkese tjere torovola
    Shqipp korigjim do te thotevndryshime permirsimbgabimi
    To Ku me gabuatevqe fdobte bejsh korigjime
    Ti thus fur preshevengabovebere korigjim heren fute preshev,metvegje,bujanoc
    Serbia eshtervme dobice se ju
    Ka popullure e superpopullare miytovices
    Qe kite USA.Clorox kosoven nu nuke Shumate ne mitovivve
    Ate Kosovar ka futi rrumin zollumin vet ju u haparabet klibeve
    Restaranteve,mencave,magazinave,voteleve kercenitve kendonin?Ne qofte se done me korigjure Kate Kofi hap token te fine populi?????

    Mittovicen e falter.
    Tank Mize ne b. kuttiz te ariute nuke ndryshon axe korivjon kufite e derbies
    Europa eshte ka……motit lexio diplomatic at dr glisten.
    juju merrni heroine ptesheva metvefha bujsnoci j’s shye pas lifted dyte boterore.
    Fuchs fishnet me”korigjime”,,????
    Dr ski pose futet ne mesh duet president I shqiperisrboce kryetaribi pads,ose ruci
    Rama KURE e pyrti intervistusi CFA bidedovee me presidetin trump
    Jo asgje secrete???
    Pse nuke I than nuke ma mbane me perballue vucicin ads katallavenosee futon vcaka amerike.ska gje te
    Se ago eshte grua
    Shqiperia eshte mike e USA.
    Ketu ka abzure xhazhka e passje rama
    Shqipria eshte ne NATO ?
    Nuke ja Mbane as gerkut aas Serbia
    ÍoceMe gnith ate per kosoven eshte shame mire
    Por politikanet duet je ne te Napier me populline
    NATO duet ish te vendosure ne lezhe.

    Përgjigju ↓