Horoskopi

Horoskopi i datës 5 Gusht 2018

00:05 - 05.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dashi




Frika që do ndjeni sot do t’ju demoralizojë. Mendoni pozitivisht dhe shihni anën e mirë të gjërave. Sharmi dhe personaliteti juaj do t’ju ndihmojnë të bëni miq të rinj. Sot do të jetë dita juaj me fat sa u përket romancave. Ka gjasa që të bëni disa plane në moment të fundit.

Demi

Disa plane për udhëtime mund të duhet të anulohen për shkak të disa zhvillimeve të papritura. Do të shqetësoheni për pasojat, por mos e humbni energjinë. Ajo do të zhvillohet në një ditë tjetër më optimale.

Binjakët

Sot do të ndiheni i vetmuar dhe i mbingarkuar. Kjo do të theksojë nevojën për të pasur pranë vetes partnerin tuaj. Por përgjegjësitë në punë nuk do t’jua lejojnë që ta përmbushni këtë dëshire.

Gaforrja

Sot do të përballeni me disa shqetësime familjare. Ju dhe anëtarët e tjerë të familjes të hasni në ndonjë provokim. Mos u shqetësoni. Në fund të ditës të gjithë do t’i shohin ngjarjet në një perspektivë pozitive.

Luani

Sot keni nevojë vetëm për qetësi dhe aspak për praninë e miqve apo telefonatave të pafund. Sigurohuni që të gjithë ta dinë se çfarë prisni, në mënyrë që të mos ju bezdisin. Përpiquni të menaxhoni kohën tuaj.

Virgjëresha

Një vonesë e përkohshme në marrjen e disa fondeve të pritshme mund t’ju detyrojë të shtyni një blerje shumë të nevojshme. Mos e humbisni qetësinë për këtë, vonesa mund të ndodhë për mirë në këtë rast.

Peshorja

Jeni veçanërisht të ndjeshëm sot dhe aspak tolerues ndaj kritikave. Përpiquni të mbanin nën kontroll ndjenjat dhe gjithashtu gjuhën. Çdo problem i sotëm për të lindurit në shenjën tuaj është kalimtar.

Akrepi

Nëse keni kaluar ndonjë problem shëndetësor kohët e fundit është e këshillueshme që ta mbani atë nën kontroll. Disa vizita mjekësore do të jenë të mira për t’ju sjellë edhe shpirtërore.

Shigjetari

Pavarësisht nga disa hapa të mëdha që keni hedhur gjatë muajve të fundit, një rënie mund t’ju karakterizojë nëse nisni të dyshoni tek aftësitë tuaja. Një bllokim i përkohshëm ka ndodhur, por duhet ta kaloni sa më parë atë.

Bricjapi

Po prisni të dëgjoni disa lajme të mira. Çështjet e rëndësishme të karrierës mund të përfshihen në këto lajme. A duhet patjetër që të uleni dhe të prisni? Ndoshta një telefonatë nga ana juaj është e këshillueshme.

Ujori

Kjo nuk është një ditë e mirë për të udhëtuar. Nëse e keni të detyrueshme, atëherë përdorni rrugët tokësore duke shmangur fluturimet, pasi mund të hasni në disa vonesa që do t’ju krijonin shumë stres.

Peshqit

Një mik apo koleg i përfshirë në një sipërmarrje mund të ketë nevojë për ndihmën tuaj. Përpiquni të bëni më të mirën për ta ndihmuar. Do të ndiheni mjaft mirë për kontributin që mund të jepni.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.