LIFE STYLE

‘Ndihmë, një tigër!’ Policia shkon urgjent dhe gjen një tigër….pelushi

14:05 - 05.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndodh edhe kështu, të alarmosh policinë për një lodër pelushi. Një shaka ‘pa kripë’ ka vënë në lëvizje policinë spanjolle në Murcia. Një banor vendës ka telefonuar policinë, duke i treguar për prezencën e një tigri nën pemët e ullinjve, në fshat.




Kështu, nisi menjëherë ‘gjuetia’ ndaj kafshës, madje edhe me mbështetjen e rojeve zoologjike.

Mirëpo, me të mbërritur në vendngjarje janë surprizuar: tigri ka qënë…i palëvizshëm.

Agjentit të policisë, nuk i mbetej gjë tjetër veçse të ‘kapte për fyti’ një tigër pelushi me madhësi natyrale.

Alarmi u shua dhe nisën fotografitë për kujtim të alarmit fals.

Tani, kukulla prej pelushi është maskota e komisariatit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.