Kosova

“Prekja e Trepçës, shkatërrim i themeleve të ekzistencës së popullit serb”

20:12 - 05.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriç është shprehur se ai që prek Trepçën do të shkatërrojë themelet e ekzistencës së popullit serb në Kosovë.




Duke uruar minatorët e Trepçës për ditën e minatorëve, ai ka thënë se “ne jemi dëshmitarë të sfidave të vazhdueshme dhe kërcënimeve, ndër të tjera që lidhen me sistemin e energjisë në Kosovë”.

Gjuriç theksoi se festimi i kësaj dite vjen në një kohë kur serbët po kalojnë si komb ditë të vështira.

Ai ka cituar presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç duke thënë se “ka linja të qarta të kuqe kur është fjala për Trepçën dhe sektorin e energjisë në Kosovë.”

“Kështu që dua që kjo kohë të shërbejë që Serbia të mbrojë Trepçën dhe hidrocentralin e Gazivodës dhe nënstacionin e Valaçit”, ka përfunduar së thënuri Gjuriç.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.