MILOSAO

Rryma e fshehtë

16:00 - 05.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga Florian Çanga – Retë e bardha sa ishin larguar nga plazhi i Shpellës në Lukovë. Dielli sërish me nxehtësinë e tij rriti temperaturat aq shumë sa nuk arrihej të qëndroje jashte. E këtë nxehtësi nuk po e duroja dot dhe u be aq acaruese sa mendova te futem direkt e ne det. Une e kam qejf detin por nuk jam shume i mire ne not ndaj shpesh rri afer bregut për te qene i sigurte. Eshte faji i një xhaxhai që për ta bere çunin e shkathet ma futi friken ndaj detit duke më hedhur nga një ure.
Uji ishte i ngrohte dhe mbi te gjitha pa dallge. Sipërfaqja ishte e qetë dhe në horizont përzihej me qiellin blu. N.q.s. do isha aviator do fluturoja ulët vetëm për të parë këtë qetësi uji. Bëra pak not dhe qëndrova në ujë sepse një rryme shume e lehte dhe pak e ftohte me kaloi afer pulpes se kembes. Ishte si nje perkedhelje qe zgjati pak. Nuk lëviza duke menduar qe nje ngacmim i momentit. Sa here ngacmohemi ne ditet e sotme por si vërejmë re. Leviza kembet neper uje kur prape e preka. Me preku shputen e kembes dhe filloi te zhdukej gradualsht perseri.




Sensacioni ishte shume i mire dhe mendova qe nuk është keq te kesh pak fresk ne ujë kaq te ngrohte. U përpoqa ta ndjek por nuk e përcaktoja ku ishte dhe s’dija si ta gjeja. Ndoshta mund ta prishja. Çdo gjë që vjen ose e njeh nëpërmjet detit është delikate. Shpesh njerëzit në plazhet e Dhërmiut dhe Jalës duken sikur lajnë mëkatet e qytetit ne det. Dhe unë me aq shume alkol qe kam pire 3 ditet po me ndodh.

Perseri e preka. E këtë herë më e gjate dhe për çudi po qëndroj. Ose me sakte une po e mbaj sepse asgjë në det nuk rri pa lëvizur. Fillova ta ndjej ngadale nepermjet kembeve. Linjat e ujit te ftohte jane te holla dhe shume elegante. Duken si flokët e nje femre kur i bien mbi gjoks. I leviz kembet nen uje shume ngadale. Trupi komunikon me rrymen. Ajo po leviz me ngadale tani dhe me prek me ngadalë.

Perpiqem ta shikoj nga lart por uji transparent nuk me tregon gje. Duhet te jesh ne uje qe ta shikosh detin qarte. Rryma me linjat e saj elegante me ka përfshire tashme te dyja këmbët dhe me cikle me ledhaton. Shpesh vjen dhe iken por levizjet e mira jane konstante qe ajo mos te iki. Njeriu ben shume gjera per ta zoteruar dicka por shpesh pak per ta mbajtur. Ndoshta prandaj jane enderrat e cuditshme sepse nuk i zoterojme.
Vendos të zhytem., ndoshta duke qene nen uje e kam me te lehte te shikoj dhe ndjek. Dhe rryma po bën të veten. Po me tërheq aq shume sa më mire te jem nen uje sesa mbi te..

Zhytem i tëri brenda nga kjo tërheqje e çuditshme. Hap sytë dhe ç’te shoh. Shumë ngjyra/. Ngjyra pa fund. Një kaloidoskop i tere. Ngjyrat e ndezura të Goa Trance. Unë nuk pi drogera acide perse këto ngjyra. Deti është blu. Madje dhe shume kafshe ne det janë blu për të mos u dalluar kur fshihen dhe kur gjuajnë. Madje dhe vete deti është blu qe te mos tregoje historitë e tij . Po, perse une shikoj keto ngjyra.
Nga levizja e ngjyrave kuptoj qe jam i rrethuar nga rryma. Linjat e saj gradualisht fillojnë e më rrethojne. Me siguri per te me hequr panikun. E cfare paniku une me kembe mbi shkembin nenujor jam. Jane linja aq te bukura, ,dhe aq te njetrajteshme. Te gjitha linjat jane perfekte me njera tjetren qe mos te ngjalle frike as panik Te gjitha japin nje ndriçim nga levizja e tyre. Si meteori kur bie. A një qendër me siguri që i jep driten ketyre linjave. E to s’mund të jenë kaq te pavarura. Duhet ta kenë shpirtin e tyre që i gjeneron. Ndjeshmeria qe te krijon është si përkëdhelje e lehte.

Zgjas dorën ta prek por kuptoj qe është larg. Kuptoj qe jam I rrethuar dhe nuk I arrij dot. Leviz dorën time dhe rryma valëzon lehte por pa ndryshuar forme. Kujdes më thotë, mos me ngacmo se dhe mund te iki. Por une s’dua te ike. Thjesht dua ta prek. Te futem brenda saj dhe ta shikoj se cfare ka pertej. Njeriu gjithmone kurioz është. Por nuk është thjesht kuriozitet. Dhe pse është larg meje rryma me ka rrethuar.

Befas ajo fillon te iki ne një moment. Linjat e saj fillojnë të zhduken gradualisht,. Jo, nuk duhet te ndodh, deti errësohet dhe nuk ka më drite. Eshte një errësirë absurde brenda detit dhe jashtë është ditë. Si është e mundur kjo? Lëviz neper uje dhe dal sipër. Përpiqem të notoj dhe me sy nën ujë kontrolloj por nuk shikoj gjë. Ruaj koordinatat e vendit ku isha dhe shikoj rrethe qark. Por s’ka sërish gjë.

Kthehem aty ku isha dhe pres. Patjetër që duhet të vije s’ka kuptim. Pres dhe pres., te rrish shume në ujë nuk është mire por me mire por pres… Uji nuk është shume I ftohte dhe akoma
Erdhi përsëri. Zhytem me shpejtesi dhe jam perseri brenda saj. Nje drite ne thellesi si gur diamanti , ngjyre ari gjeneron ngjyrat e saj. Linjat jane me te shndritshme. Madje disa kane xixa. Perpiqem ti prek sa shume dua ti prek por me thojne vetem per pak mund te me prekesh sepse me shume nuk mundem. Ato kane ndryshuar drejtim kalojne permes trupit tim. Si eshte e mundur kjo.. si mundet qe trupin tim ajo ta shnderoje ne transparent. Hyn dhe del. Kjo me shkakton mungesa ne frymemarrje….. prit cpo bej?!
Po marr fryme nen uje. Vetem brenda saj ndodh kjo?! Si eshte e mundur? Shikoj driten dhe dua te shkoj drejt saj por nuk mundem. Ajo me ben te ndihem shume i emocionuar dhe sa me shume afrohem aq me shume me krijohet nje grope ne gjoks. Trupi im nuk eshte me materia e dikurshme. E gjithe rryma fillon futet brenda meje. Nuk arrij dot te kuptoj me gje, por perpiqem te kapem ne linjat e saj . Ajo me shmanget por une dua ta kap. E shikoj qe ka frike . rryma ka frikerat dhe mendimin e saj. Qe ajo nuk ta tregon me fjalë por me lëvizje. Është si një balerine arabe qe te lëviz trupin e saj por ti se prek dot.
Por instiktet e mija jane me te forta. Arrij te shkoj drejt diamantit qe leshon, e prek dhe ai e ul driten , ndoshta frikesohet nga une,, ndoshta nga situata ndoshta nga gjerat e tjera qe ka ky diamant. Gishtat e mij shetisin ne te gjithe formen e tij . Kudo ku une prek drita theksohet. Ndoshta kjo eshte shenje e mire. Po i pelqen prekja ime. Ky diamant, kjo rryme , qenka kaq e forte por dhe kaq e lëmuar. Linjat e ngjyrave janë rreth nesh. E gjithe energjia jone shkembehet. Diamanti me ka hyre ne zemer, ne mushkri, ne mendje. Por nuk e degjoja. Nuk degjoj gje kur jam me te. Vetëm qetësia e tij me një sfond uji.
Nje zbrazti u mbush ne momentin qe unë preka diamantin ishte nje moment qe zgjati pafundesisht , pa ore. E gjithe rryma me mbështolli duke me mbajtur brenda, sikur thoshte ( rri ketu brenda meje . e gjithe rryma buzëqeshte, me përqafonte , dhe arrija te imagjinoja zërin e saj. Çdo gjë dhe frymëmarrja ime u stabilizua, prej saj. Rryma më puthte, më përqafonte dhe me shikonte me sy të ëmbël. Çdo gjë brenda linjave te saj kishte ndjeshmëri. Atëherë unë i babezitur lëvizja brenda saj . Lëvizjet e mia filluan të shtonin dritën e diamantit duke ndriçuar të gjithë vorbullën , linja gjithmonë e më të holla uji si flokë filluan të lëviznin, drita gjeneronte grimca dhe fluide. E kuptova qe asaj i pëlqente dhe kjo gjë më bënte te ta prekja me shume të lëvizja te gjithë trupin tim. Rryma dhe diamanti shkëlqenin gjithmonë dhe me shume , çdo gjë brenda meje lëvizte dhe nxirrte tinguj të egër. Frymemarrja shpeshtua aq shum, e sa s’po merrja dot me fryme mushkërite nuk po lëviznin por une jetoja dhe isha ne nje ndjesi perfekte drite te bardhe…

Rryma me hoqi çdo gjë qe kisha, çdo ngarkese, çdo mendim. Ajo me tregoi qe ekzistonte vetëm ajo dhe këtu në këtë moment je me mua. Dhe une e ndoqa. Per te me ruajtur ajo me nxori ne breg duke me lënë aty me kujtimin e saj. Por me la imazhin e saj ne mendje dhe tronditjen qe une kam prej asaj dite. Mungesën në mushkëri një grope që vetëm ajo e mbush. Që më bën të rrij pranë saj, duke pritur për momentin ku te jem prape me të.
Njerëzit ishin rralluar ne plazh, e dija qe ajo ishte ne det afer, ose ,te pakten do kalonte përsëri aty., . e vetmja gjë me vlere qe kisha me vete ishte një libër. Afër çadrës ishte një kioske e vogel ku shitej cdo gje per plazh. Gruaja përpiqej që ti kënaqte të gjithë klientët duke qene sa me disponibel.
I afrohem dhe e marr me vete.

Zonje ju lutem a mund t’ju le nje liber per nje person, qe, t’ja jepni. Ajo mund te vije pak me vone por do vije. Ju lutem jepjani.
Ajo u emocionua shume. Gjate plazhit shiteset shesin ushqime dhe objekte plazhi. Prezenca e një libri është diçka e rrallë për to. Si e ka emrin qa ta shkruaj për ta mbajtur mend,- me tha e një buzëqeshje e lehtë i kaloi në fytyrë.

E marr me vete duke i thënë: Nuk ka rëndësi. Ajo e di. Thjesht ruaje dhe jepja kur të ta kërkojë.
Dhe qe nga ajo dite ajo pjese e shpirtit tim ka ngelur ne Lukove , afër saj.

Dhërmi 30 korrik 2018


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.