Kryesore

Xhafaj takim me strukturat në Vlorë: Të goditen grupet kriminale

17:22 - 05.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka zhvilluar një takim me strukturat drejtuese të Drejtorisë Vendore të Policisë në Vlorë, ku në fokus janë masat policore dhe trajtimi i problematikës që lidhet me mbarëvajtjen e sezonin veror.




Ministria njofton se në takim u diskutua edhe mbi masat për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe mbajtjen nën kontroll të elementëve me precedentë penalë.

Gjithashtu, Xhafaj ka dëgjuar edhe ecurinë e hetimeve për goditjen e grupeve kriminale në këtë qark, në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”.

Ministri Xhafaj inspektim edhe në Portin e Vlorës, ku këto ditë ka fluks udhëtarësh për shkak të pushimeve verore

Policia Kufitare edhe në Vlorë pritet të aplikojë lexuesit e lëvizshëm të pasaportave, për të shmangur radhët në hyrje e dalje në Port dhe lehtësuar lëvizjen e qytetarëve

Ministri kërkoi nga autoritetet policore në Port, një shërbim më të mirë dhe komunikim më etik, marrë shkas nga disa njoftime të qytetarëve në Komisariatin Dixhital dhe mesazhe dërguar atij


Shfaq Komentet (4)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. U be viti i 5 qe vij ne vlore per pushime po me then te drejten si kete vit ska qen asnjeher. Cmimet me mire, trafiku me i kontrolluar, plazhet me te pastra, policia kalon ne cdo plazh edhe ne shetitore dhe te jep nje ceshtje sigurie sidomos per femijet tamam sikur je jasht shtetit.

    Përgjigju ↓
  2. Une jom prej Gjilanit te Kosovs. Qaty ne Vlore ma vodhen valixhen, ce pa kalu krejt 24 oret ma zgjidh policia mor. Ma solli valigjen me krejt sendet.

    Përgjigju ↓
  3. Erdhen disa miqt e mi biznesmen nga italia per pushime ne Vlore kete vit. I kishin bere pershtypje shume sjellja e disa policeve qe jo vetem i kishin adresuar tek hoteli por edhe i kishin treguar facilitetet e qytetit. Nderkohe qe para 2 vitesh policet i kishin shperfillur ne nje rast qe ju kishte ndodhur.

    Përgjigju ↓
  4. Ki xhfaj eshte Si Tahiti qe lavdront policin me gjitH j. RAMEN
    Policia popullore punon shame mire SIPAS POPULLIT PO KUSH E BERI KETE TESTIM ??
    Si.EDI RAMAA ???????

    Përgjigju ↓