AKTUALITET

S’ka fshehje pasurie/ Rikonfirmohet Prokurori i Prokurorisë së Apelit Shkodër, Dollapaj

09:53 - 06.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është rikonfirmuar në detyrë nga KPK,  prokurori i Prokurorisë së Apelit Shkodër, Arben Dollapaj.




Në seancën dëgjimore rezultoi se Dollapaj nuk kishte fshehje pasurie. Edhe përsa i përket kriterit të pastërtisë së figurës dhe integritetit moral, Dollapaj është vlerësuar si i përshtatshëm për të ushtruar detyrën.

Arben Dollapaj është një nga prokurorët e njohur të sistemit të akuzës në Shqipëri, pasi ka drejtuar Prokurorinë e Durrësit për disa vite me radhë.

Më pas u transferua në Tiranë ku mori pjesë në hetimin e tragjedisë së Gërdecit që në momentet e para duke kryer veprimet në fshatrat që u prekën nga shpërthimi e derisa dosja u dërgua në Gjykatën e Lartë.

Për disa vite me radhë, Dollapaj ka punuar si prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, por edhe si drejtues i sektorit të Inspektimit dhe më vonë u transferua në Apelin e Shkodrës ku punon aktualisht. Para transferimit në Shkodër ai u përfshi në një debat publik me ish kryeprokurorin Adriatik Llalla.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.