Kosova

Thaçi: Jo ndarje në vija kufitare, por korrigjim të kufirit

11:23 - 06.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vazhdon të këmbëngulë! Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur edhe një herë për propozimin e tij për korrigjim kufijsh.




Kreu i shtetit kosovar, në një postim në Tëitter ka shkruar se propozimi i tij nuk ka të bëjë me ndarje, por me rregullim të kufijve.

“Propozimi im për një zgjidhje paqësore me Serbinë është i qartë: jo ndarje në vija kufitare, por po në korrigjimin e kufirit dhe njohje reciproke”, ka shkruar ai.

Për çështjen e kufijve ka folur edhe kreu i Kuvendit, njëherësh kryetar i PDK-së, Kadri Veseli. Ai në një shkrim të publikuar në mediat e Kosovës, ka theksuar se ndarja e Kosovës është një nga pretendimet e vjetra të Serbisë, të cilat kanë marrë fund një herë e përgjithmonë në vitin 1999.

“Kosova nuk ka asgjë për të dhënë. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe integriteti territorial i saj është i pacenueshëm. Kosova do të hyj në OKB, NATO dhe BE me kufijtë e saj të pavarësisë”, ka thënë ai.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.