Horoskopi

Ja marrëdhënia që ka çdo shenjë e horoskopit me paratë

18:30 - 07.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dashi
Nuk është aspak surprizë! Personat me shenjën e horoskopit dashi punojnë fort, luajnë shumë dhe shpenzojnë shumë. Kur dëshironi diçka e gjeni një mënyrë për t’ia arritur qëllimit, edhe nëse do t’ju duhet të trokisni derë më derë dhe të hapni portofolin.




Demi
Demi është shumë i qartë në zgjedhjet që bëjnë, i drejtohen veten gjërave që pëlqejnë. Gjithashtu, adhurojnë luksin dhe rehatinë dhe “vdesin” t’i përkëdhelësh pak. Por nga ana tjetër, kujdeseni për gjërat, vendet dhe miqtë e ngushtë dhe vlerësoni shumë të kurseni. Pasi siç thoni edhe ju demat, nuk është vetë një ditë, është një jetë e gjatë.

Binjakët
Binjakët kanë dëshirë të eksperimentojnë gjithçka që ofron bota dhe sa më shpejt të jetë e mundur. Dhe për këtë arsye jeni shumë të mirë për të kursyer, në mënyrë që të niseni në aventurën e radhës.

Gaforrja
Për ty e dashur gaforre, nuk ka asgjë më të rëndësishme se ajo që ndjen vetë. Gaforret shpenzojnë vetëm për të krijuar një ambient të veçantë dhe të sigurt për veten dhe familjen. Gjithmonë vendos në plan të parë gjërat që të duhen realisht dhe më pas mendon disa herë për të blerë lukse.
Luani
Ah, luani! Luani adhuron ta jetojë jeton në maksimum. Bën gjithçka që i lind në zemër e për këtë nuk kursehet aspak. Ndaj kartën e kreditit nuk e përdorni vetëm për veten por edhe për miqtë. Ndaj ana tjetër nuk nisesh asnjëherë pa patur një plan gati dhe gjithmonë ke dëshirë të përmbushësh plane afatgjata.

Virgjëresha
Virgjëresha kursen që të investojë. Personat e me shenjën e horoskopit virgjëresha janë tejet të qartë në faktin se nuk mund t’i harxhojnë lekët aty ku duan, pasi ekzistojnë disa prioritete. Të paktën sigurohuni që gjithë ky mund t’ia vlejë.

Peshorja
Asgjë më shumë sesa kujdesi ndaj vetes, si nga pamja e jashtme ashtu edhe shëndeti, nuk është më e rëndësishme për peshoren. Nëse është e mirë, të bën të ndjehesh mirë dhe ndikon në shëndet, Peshorja e do patjetër

Akrepi
E urren atë momentin kur njerëzit duan të të kuptojnë! TI vlerëson strategjinë, kontrollin dhe atë kënaqësinë kur je një hap përpara dhe je gati për të ardhmen. Sipas studimit, akrepi preferon që të shpenzojë në gjërat bazike për jetën. Kështu që kur të dalin në pension, ta kenë jetën të garantuar.

Shigjetari
Udhëtimet, edukimi dhe eksperiencat janë tre gjërat ku shigjetarët nuk kursehen aspak. Dhe mbi të gjitha jeni tejet impulsiv dhe nuk e mendoni dy herë kur vjen puna për të kënaqur veten.

Bricjapi
Ndërsa je tërë kohës në stres për shpenzimet dhe kursimet, bricjapi të paktën ka sigurinë e të ardhurave të sigurta. Ju punoni shumë fort dhe ky është prioriteti juaj numër një.

Ujori
Ujori është super i fokusuar në kursimin, pasi kanë frikën e të papriturave të jetës. Ti punon shumë fort për të siguruar lirinë dhe sigurinë për veten dhe familjen.

Peshqit
Nuk të interesojnë aspak gjërat material sepse adhuron eksperiencat në natyrë. Je tejet i fokusuar në kursimin e parasë sepse vetëm në këtë mënyrë ndiheni të sigurt.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.