Kryesore

Përplasja Berisha-Thaçi vazhdon: S’mund të pastrohesh me mbetje të kuzhinës së Beogradit

17:12 - 07.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Institucioneve të Republikës së Kosovës sot më së paku iu duhen këshillat e të dëbuarve me votë masive nga skena politike. Veçanërisht të atyre që në mes viteve 1992 – 1997 tregtonin dhe bënin që me punët e tyre të pista të mbijetonte makineria ushtarake dhe policore e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviç. Ata duke mbushur xhepat e tyre, u kujdesën me devotshmëri që rezervuaret e tankeve dhe autoblindave të jenë të mbushur plot, përkundër faktit se bashkësia ndërkombëtare kishte vënë sanksione kundër Millosheviqit. Nuk i duhen këshillat e atyre që strehuan Bin Ladenin, vrasësin e civilizimit botëror si dhe Arkanin, vrasësin e shqiptarëve të Kosovës”.




Ky koment i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha ngjalli jo pak reagime, pasi kreu i shtetit kosovar hodhi tezën për ndryshim të kufijve me Serbinë, që në fakt deri tani ka tepër kritika por SHBA dhe BE nuk kanë folur qartë.

Për tre ditë qëndroi në heshtje, por në jë intervistë për mediat në Kosovë, Berisha i ka cilësuar mjerane komentet e Thaçit.

“Nuk ka mjerim më të madh se sa të përpiqesh ta pastrosh fytyrën me mbetjet e kuzhinës së Beogradit. Kjo është e vetmja përgjigje që kam”, ka deklaruar Berisha për presidentin kosovar.

Ai ka folur edhe për gjitha çështjet që ka ngritur Thaçi lidhur me figurën e tij, por që nuk i ishte drejtuar konkretisht me emër.

Berisha është përgjigjur edhe për akuzat nëse ka arrestuar Adem Jasharin dhe komandantët e tjerë te UÇK-së, për embargon e naftës kundër Jugosllavisë, strehimin ose jo te Arkanit dhe Bin Ladenit në Shqipëri në kohën sa Berisha ishte në pushtet!

LEXO EDHE: Haradinaj: Kufijtë e Kosovës lëvizin vetëm me luftë


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.