KULTURË

“Udhëto dhe lexo”, 7 ditë në Ulqin me librin pranë detit

16:22 - 07.08.18 Anxhela Devole
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rreth 45 shtëpi botuese kanë prezantuar titujt e rinj dhe botimet e tyre më të mira, në edicionin e 18 të Panarit të Librit, të mbajtur në Ulqin.




Në shëtitoren e Plazhit të Vogël, që në ditën e parë të panairit, u bënë bashkë botuesit, lexuesit dhe pushuesit, në eventin që i jep dritë këtij qyteti që prej vitit 2001. Për organizatoren e këtij panairi, botuesen Irena Toçi, ky panair vazhdon të jetë rajonal, që mbledh botues nga Kosova, Mali i Zi, e Maqedonia.

“Është pikërisht periudha më e frekuentuar, ky qyteti gati 100-fishohet me banorë. Është e pamundur të mos ketë risi, sepse të gjithë botuesit janë gjatë gjithë vitit në garë për të sjellë libra të rinj. Kështu që çdo vit kur vijmë në Panairin e Librit, në Ulqin, në sjellim produktet tona të reja, të një viti, që nuk janë të pakta. Ju e shikoni që këtu ka shumë pushues. Të gjithë botuesit që marrin pjesë në këtë panair, janë nga botuesit më të njohur të rajonit, janë botues që nuk i janë ndarë kurrë këtij aktiviteti, dhe që vijnë me një dëshirë dhe pasion gjithmonë konstant dhe frekuentojnë si panairin, ashtu edhe qytetin e Ulqinit, ku duhet thënë, ne kombinojmë shumë mirë pushimin me punën”, shprehet Irena Toçi, botuese dhe organizatore e panairit.

Në çeljen e Panairit të 18-të të librit, morën pjesë edhe ministri i Kulturës i Malit të Zi, Aleksandër Bogdanoviç, kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Ndrekiç, si edhe kreu i Shoqatës së Intelektualëve të Ulqinit, Ismet Kallaba.

Nën moton “Udhëto dhe lexo, 7 ditë në Ulqin me Librin pranë detit”, ky edicion i Panairi të Librit do të jetë i hapur deri me 8 gusht.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.