AKTUALITET

Ekskluzive/ Sezoni turistik, Mit’hat Tola: Policia, masa të larta për rritjen e sigurisë

14:40 - 08.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ina Allkanjari – Gjatë 7-mujorit të parë të viti 2018 nga të dhënat operative dhe zyrtare janë arrestuar 1401 drejtues mjeti gjithsej. Përveç ndëshkimeve administrative dhe penale, Policia Rrugore do të përdorë të gjithë instrumentet në dispozicion, me synim ndërgje-gjësimin e një numri sa më të madh përdoruesish rrugorë për risqet e alkoolit në timon, si një nga vrasësit më të mëdhenj në rrugë në aksidente rrugore”. Kështu është shprehur drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rrugore, Mit’hat Tola, në një intervistë ekskluzive për “Gazeta Shqiptare”.




LEXO EDHE: EMRAT/ Kush është shoferja që la dy të vdekur sot në Kamëz, dëshmitarët: E tmerrshme, fëmija i vdekur para makinës

Më tej, drejtori i Policisë Rrugore theksoi se me hyrjen e sezonit veror, duke filluar nga data 01 korrik 2018 janë angazhuar me shërbim 1078 punonjës policie, nga strukturat vendore të policisë të territorit dhe nga DVP-të e tjera, si dhe të reparteve të NSH. Në dispozicion të këtyre forcave janë 163 mjete. Gjithashtu Mit’hat Tola tregoi se në shkallë vendi ka një shtim të patrullimeve të strukturave të Policisë Rrugore në akset kryesore rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor. Për sa i përket numrit të aksidenteve për 7-mujorin e fundit, Tola shprehet se kemi pakësim të aksidenteve me pasojë vdekje. “Duke krahasuar të dhënat statistikore me 7- mujorin e parë të vitit 2017, deri në datën 31.07.2018 kanë ndodhur 90 aksidente me pak, 17 të vrarë më pak, 26 të plagosur rendë më pak, 191 të plagosur lehtë më pak”, u shpreh drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rrugore, Mit’hat Tola.


Ju keni deklaruar se policia ka marrë masa shtesë për trafikun në sezonin e verës. Konkretisht çfarë masash janë marrë për të shmangur aksidentet?
Duke filluar nga data 01 korrik 2018, janë angazhuar me shërbim 1078 punonjës policie nga strukturat vendore të policisë të territorit dhe nga DVP-të e tjera, si dhe të reparteve të NSH. Në dispozicion të këtyre forcave janë 163 mjete. Gjithashtu, në shkallë vendi ka shtim të patrullimeve të strukturave të Policisë Rrugore në akset kryesore rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor. Grupi i Drejtimit dhe i Koordinimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka vazhduar monitorimin dhe ka koordinuar strukturat e shërbimet policore lidhur me situatën e rendit dhe të sigurisë publike në plazhe e pika të tjera pushimi, qarkullimin në akset rrugore, fluksin e hyrjes së mjeteve dhe shtetasve në PKK etj.

Sa është numri i aksidenteve për vitin 2018, në krahasim me vitet e kaluara?
Duke krahasuar të dhënat statistikore me 7-mujorin e parë të vitit 2017 deri në datën 31.07.2018 kanë ndodhur 90 aksidente më pak, 17 të vrarë më pak, 26 të plagosur rendë më pak, 191 të plagosur lehtë më pak.

Në lidhje me këto raste, sa shtetas janë arrestuar për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor?
Gjatë 7-mujorit të parë të viti 2018 nga të dhënat operative dhe zyrtare janë arrestuar 1401 drejtues mjeti gjithsej. Konkretisht, 634 raste për përdorim alkooli, 767 persona për drejtim të mjetit pa lejë drejtimi.

Cilat janë problematikat më të shpeshta që hasni nga drejtuesit e automjeteve?
Problematikat më të shpeshta që hasim janë tejkalimi i shpejtësisë, parakalimet e gabuara, ndryshimet e papritura të korsive, përdorimi i celularëve gjatë drejtimit të mjeteve, drejtimi i mjeteve nën ndikimin e alkoolit dhe në gjendje të dehur, mospërdorimi i kaskave mbrojtëse për drejtuesit e motomjeteve.

Mund të përmendni disa prej akseve rrugore më problematike, që janë më të predispozuara për shkaktimin e aksidenteve?
Në tërësi rrjeti rrugor shqiptar ka pësuar përmirë-sime të ndjeshme vitet e fundit, por referuar rritjes së mesatares të shpejtësisë me të cilën po qarkullojnë mjetet, për t’iu përgjigjur më mirë sasisë dhe volumeve të rritura të trafikut, ka vend për përmirësime në elementet e sigurisë të të gjitha rrugëve. Sistemet e sinjalizimit duhet të jenë më të përshtatshme dhe më bashkëkohore, duke iu krijuar komoditet në udhëtim drejtuesve të mjeteve. Është sjellja e drejtuesve të mjeteve që duhet të përmirësohet në një të ardhme të afërt, me qëllim që të kemi një parandalim më të mirë të aksidenteve rrugore.

Policia ka ndërmarrë fushata të shumta ndërgjegjësuese për të rinjtë, që të mos përdorin mjetin nëse konsumojnë alkool. Si kanë ndikuar këto mesazhe në parandalimin e aksidenteve rrugore?

Policia do të vazhdojë ta bëjë këtë që ju konstatoni edhe në vijim, pra përveç ndëshkimeve administrative dhe penale, Policia Rrugore do të përdorë të gjithë instrumentet në dispozicion, rrjetet sociale, mediat, shkollat publike të të gjitha niveleve, me synim ndërgjegjësimin e një numri sa më të madh përdoruesish rrugorë për risqet e alkoolit në timon si një nga vrasësit më të mëdhenj në rrugë në aksidente rrugore jo vetëm tek, ne por edhe në botë.

Çfarë këshille jepni për drejtuesit e mjeteve dhe përdoruesit e rrugës?
Rruga është ambient i përbashkët dhe secili përdorues i rrugës duhet të sillet në mënyrë sa më sociale. Respektimi i normave të sjelljes gjatë qarkullimit mund të bëjë të mundur që secili të shkojë në destinacionin e tij pa u dëmtuar, duke kontribuar kështu në rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Rripi i sigurimit, mospërodrimi i celularit në timon, vendosja e kaskës mbrojtëse për drejtuesit e çiklomotorëve dhe motomjeteve janë gjëra kaq të thjeshta, që mund t’i bëjë çdo drejtues mjeti. Moderimi i shpejtësisë, evitimi i parakalimeve të gabuara, mospërdorimi i pijeve alkoolike janë këshillat për të jetuar dhe për të mos rrezikuar veten dhe të tjerët.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.