Horoskopi

Horoskopi i datës 8 Gusht 2018

00:00 - 08.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Nga financat parashikohet një situatë e mirë. Mund të keni fitime të mira, por rritja e shpenzimeve do ta bëjë të vështirë për ju që të kurseni. Sjellja juaj fëmijërore dhe e pafajshme do të luajë një rol kryesor në zgjidhjen e problemeve familjare.

Një ditë e mrekullueshme për të bërë gjëra që do t’ju bënin të ndiheni mirë me veten. Disa investime në lidhje me banesën do të jenë fitimprurëse. Ju do të ndiheni të lodhur sot kur të zbuloni se dikush tek i cili keni besuar gjithmonë nuk është shumë i sinqertë me ju.

Hidhni tutje errësirën, e cila po ju mbulon dhe ju prish qetësinë. Investimet e zgjuara do të sjellin vetëm fitime, prandaj sigurohuni se ku i vendosni paratë e fituara me vështirësi. Është një kohë e mirë për të sjellë sukses dhe lumturi falë përpjekjeve tuaja.

Gjëja e fundit që dëshironi sot është një ditë stresi e mbushur me dilema. Disa plane të rëndësishme do t’ju sjellin përfitime financiare. Ka të ngjarë të keqkuptoheni në çështjet e dashurisë.

Përgjegjësitë e papritura do të prishin planin e ditës. Do ta gjeni veten duke bërë shumë për të tjerët dhe më pak për veten tuaj. Ju do të jeni pjesë e diçkaje të madhe, e cila do të fitojë vlerësimin e të tjerëve dhe do të shpërblehet.

Disa njerëz mund të mendojnë se nuk ju pëlqen që të mësoni diçka të re, por kjo është larg të vërtetës. Mos lejoni spekulime të bazuara në humor, vlerësoni arritjen tuaj dhe gëzojuni suksesit. Dëshira për udhëtime do të jetë më e theksuar.

Besimi juaj i madh dhe programi i lehtë i punës do t’ju sjell kohë të mjaftueshme për t’u çlodhur sot. Të gjitha angazhimet dhe transaksionet financiare duhet të trajtohen me kujdes. Një i afërm megjithatë mund të shkaktojë disa tensione. Ruani qetësinë.

Mos shpenzoni shumë për t’u bërë përshtypje të tjerëve. Jini të vëmendshëm, sepse shanset për të humbur një miqësi janë të mëdha sot. Një udhëtim i papritur do të rezultojë të jetë i trazuar dhe stresues.

Orari i zgjatur në punë mund t’ju bëjë të rraskapitur. Investimet e bëra sot do të rrisin prosperitetin tuaj dhe sigurinë financiare. Dikush nga e kaluara juaj ka gjasa t’ju kontaktojë dhe ta bëjë një ditë të paharrueshme.

Ka ardhur koha për ju që të kuptoni se mendimet negative ulin rezistencën e trupit ndaj sëmundjeve. Mos u jepni rrugë këtyre mendimeve, por fokusohuni për të pasur një gjendje të mirë shpirtërore.

Sot do të gëzoheni ndaj suksesit të njerëzve të tjerë, të cilët janë të rëndësishëm për ju. Vështirësitë financiare duket se kapërcehen, pasi prindërit tuaj japin mbështetje. Do të përjetoni një ndryshim të bukur në aspektin romantik.

Ditë e mirë për të komunikuar me njerëz të cilët i takoni rrallë. Partneri juaj sot mund të hasë disa keqkuptime në raport me ju. Tregohuni i mirëkuptueshëm dhe i qetë teksa shpjegoni gjithçka.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.