Kosova

Thaçi: Kam kërkuar korrigjimin e kufirit me Serbinë

11:43 - 08.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në një kohë kur ende asgjë nuk është sqaruar, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është shprehur se ka kërkuar korrigjimin e kufirit me Serbinë, por mohon se kjo nënkupton ndarje të Kosovës.




“Dua të theksoi se dialogu ka vetëm një qëllim thelbësor, arritjen e marrëveshjes ndërshtetërore paqësore. Unë jam i përkushtuar për arritjen e marrëveshjes dhe kam propozuar, pas kërkesës së përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit, për korrigjimin e kufijve. Si një mundësi e vetme që ata t’i bashkohen Kosovës, kjo nënkupton jo ndarje të Kosovës”, tha Thaçi.

Ai theksoi se synimi nuk është ndryshimi i kufijve, por korrigjimi i tyre. “Synimi nuk është ndryshimi i kufijve, por korrigjimi i tyre. Kemi 400 km kufijtë që mund të korrigjohet. Kjo nënkupton bashkëngjitjen e plotë në tërësi të Preshevës, Bujanovcit dhe Metvegjës”, tha Thaçi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.