LIFE STYLE

Meshkuj, këto veprime i “çmendin” femrat!

11:51 - 11.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nëse kishit menduar se meshkujt nuk ndihen në siklet gjatë takimit të parë, e keni pasur gabim.




Njësoj si femrat, edhe ata kanë pasiguri dhe tension. Për t’ju ardhur në ndihmë, po ju tregojmë disa këshilla sesi të bëni për vete vajzën që pëlqeni:

Nëse uleni

Nëse uleni për të pirë ndonjë pije, qëndroni ulur qetësisht me këmbë të shtrira. Bërrylat patjetër largojini nga trupi dhe mos tregoni shenja nervozizmi. Nëse ju jepet rasti, njërën dorë vendoseni mbi karrige, do të dukeni më të shkujdesur dhe më tërheqës.

Buzëqeshja

Buzëqeshja konstante, posaçërisht nëse bëhet dhunshëm, nuk është joshëse për femrat.

Nëse jeni në shoqëri me miq

Përdorni një shaka të mirë apo diçka ngjashme që mikut tënd t’ia rrahësh krahët. Kjo është shenjë dominimi në shoqëri.

Lëmoni mjekrën

Nëse keni gjuajtur ndonjë shikim dhe dini që po ju vështron, disa herë lëmojeni mjekrën. Kjo ka lidhje me testosteronet, kanë konstatuar shkencëtarët, mirëpo kështu do t’ia “rikujtoni” mashkullitetin tuaj.

Gjuani shikimin

Sillni shikimin “vërdallë”, mirëpo nëse e takoni me shikim në ndonjë çast, keni gjasa të mira. Mbani kontaktin me sy, jeni më joshës se meshkujt e tjerë përreth jush.

Ndiqni sinjalet e saj

Nëse të gjitha letrat i keni luajtur mirë, do të vëreni interesimin e saj ndaj jush dhe shenjat të cilat ajo tani jua dërgon juve. Nëse ngre vetullat ndërsa ju shikon, i vë flokët pas veshi, është e gatshme t’ju njohë më hollësisht.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.