Kronikë

Dogji shtëpinë në Fier, gruaja rrëfen pse tentoi të mbyste vajzat binjake

21:15 - 14.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të tjera detaje janë zbuluar në lidhje me djegien e shtëpisë në Fier një ditë më parë , ku gjithashtu 42-vjeçarja Rudina Kishta tentoi të mbys dy vajzat e saj binjake.




Konfliktet e vazhdueshme mes Ardian Gjikës dhe bashkëjetueses së tij Rudina Kishta duket se e kanë detyruar këtë të fundit ti vendoste flakën banesës ku ata jetonin.

Mësohet se çifti në fjalë kishin pasur shpesh debate me njëri-tjetrin për shkak se shtetasi Ardian Gjika konsumonte alkool në mënyrë të vazhdueshme.

Kjo ka bërë që 42 vjeçarja të largohej shpesh herë nga banesa. Edhe bashkëjetuesi i saj e konfirmoi mbrëmjen e shkuar se ajo ishte larguar prej 6 muajsh nga banesa.

Në dëshminë e saj mësohet se 42 vjecarja Rudina Kishta të ketë thënë se banesën e dogji për shkak se i shoqi i kishte premtuar që pasditen e 13 korrikut do ta kthente në banesën e prindërve të saj.

Duke pritur me orë të tëra kthimin e tij në shtëpi, bashkëjetuesi nuk është kthyer, në këto kushte e ndjerë e zhgënjyer, 42 vjeçarja i ka vënë flakën banesës. Rudina Kishta e ka dhënë dëshminë e saj nën një ngarkesë të rëndë psikologjike për shkak të dy vajzave të saj të mitura e ndërsa ka shtuar se vajzat kërkonte t’i hiqte qafe që të mos vuanin.

Ndërkohe nga banorë të zonës mësohet se 47 vjeçari Ardian Gjika qëndronte shpesh herë i alkoolizuar, e madje edhe të atin e tij Trifon Gjika e kishte detyruar të largohej para disa kohësh nga banesa ky jetonin cifti në fjalë. Banesa e djegur është ndërtuar nga babai dhe është në pronësi të Trifon Gjikës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.