AKTUALITET

Aksident tragjik gjatë natës, humbin jetën dy të rinj

08:26 - 22.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy të rinj të vdekur. Ky është bilanci tragjik i një asidenti rrugor që ka ndodhur orës 01:40, në supërstradën Lezhë – Shkodër, në vendin e quajtur “Ura e Dajçit”.




Sipas policisë një automjet tip “Benz”, me targa AA 929 FF, me drejtues 32-vjeçarin Gentian Toma, ka goditur nga mbrapa mjetin tip “IFA” me targa LE 3364 A, që drejtohej nga një 19-vjeçar.

Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit “Benz”, Gentian Toma dhe pasagjeri po në këtë mjet 25-vjeçari Robert Ejlli, banues në Mabë – Lezhë.

Robert Ejlli
Robert Ejlli

 

Mësohet se përplasja e fortë i ka marrë jetën në vend Tomës dhe kushëririt të tij. Të dy të rinjtë nga fshati Mabë e Lezhës po ktheheshin në banesë.

Burime nga policia sqaruan se ishte makina e të rinjve që goditi nga pas kamionin i cili gjithashtu ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Gentian Toma
Gentian Toma

 

Një grup ekspertësh është duke punuar për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Paraprakisht ata shkaku kryesor është shpejtësia tej normave të lejuara ndërsa shtojnë se ky aks gjatë natës është i vështirë për qarkullim pasi fushëpamja është e kufizuar.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.