Intervista

Flor Bana: Ja kur do të vijë bashkëpunimi me Stresin, jemi miq të ngushtë

13:55 - 22.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ai është DJ më IN i momentit. Është kudo ku ka evente dhe organizime të mëdha. Çdo ditë është mësuar të elektrizojë klubet dhe të sjelli një sërë surprizash me energjinë që e karakterizon.




Bëhet fjalë për Flor Banën. Për “Summer Pages” të “Gazeta shqiptare”, DJ rrëfen pasionin dhe profesionin e tij, raportin e ngushtë që ka me Stresin, ecurinë e muzikës dhe mbështetjen e fansave. Flori pohon se është i lumtur me atë që bën dhe se nëse do kishte zgjedhur një profesion tjetër përsëri do kishte lidhje me muzikën. Ky pasion i hershëm ka nisur që në fëmijëri për t’u thelluar përgjatë viteve e për t’u bërë më vonë profesioni i tij.

Për të është shumë i veçantë raporti që ka me Stresin, ku përpos punës i bashkon dhe miqësia e ngushtë. Bashkëpunimet me të kanë qenë tejet të suksesshme dhe këngët janë kthyer hite për publikun, që vazhdon ti dojë edhe sot. Bana tregohet optimist për ecurinë e muzikës shqiptare duke e vënë theksin tek stili “Hip Hop Trap”, që ka hyr në treg. Edhe pse ka prekur diskoteka me famë botërore dhe u ka dhuruar kënaqësi shumë njerëzve ai di të jetë me këmbë në tokë.

DJ thekson faktin që nëse do të realizosh punë të mira padiskutim që duket të punosh fort që të arrish drejt suksesit. Të gjithë e mirëpresin dhe e duan kur performon. Marrëdhëniet me fansat i ka shumë të mira. Sipas tij askush nuk e ka kapur qiellin me dorë, që nënkupton faktin që ai ngelet i thjeshtë edhe pse ka famë. Si të gjithë artistët, natyrisht, që edhe Flori e ka synim tregun e jashtëm. Ai tanimë është njohur me të dhe ka rrëmbyer disa suksese. Së fundmi, Bana na zbulon se shumë shpejt do ketë surpriza nga ai dhe Stresi. Deri atëherë na ngelet vetëm të presim.

Si po shkon për ty kjo verë? Ku ke zgjedhur të pushosh?

Vera deri tani ka qenë shumë intensive për shkak se kam pasur një tur në Shqipëri dhe jashtë kufijve, në të gjitha klubet verore. Akoma nuk kam vendosur ku do pushoj, pasi pushimet e verës për mua fillojnë në mes shtatori dhe normalisht do jem diku jashtë ku bën ngrohtë. (qesh)

Të kemi parë shumë aktiv nëpër evente të ndryshme. Ku e gjen Flori gjithë këtë energji?

Shumë njerëz ma bëjnë këtë pyetje. Jam akoma shumë i ri dhe kam shumë për të treguar, për të dhënë. Sa herë jam në stage kur performoj mundohem që të jem sa më aktiv me njerëzit, të jem sa më i drejtpërdrejtë në performancë. Kjo të bën të jesh ndryshe dhe njerëzit këtë lloj thjeshtësie e pëlqejnë. Energjia është pjesë e karakterit tim që më shoqëron përgjatë të gjitha ditëve.

Si është të bashkëpunosh me Stresin?

Di të them që në radhë të parë është marrëdhënia shoqërore që kemi bashkë, të dy jemi korrekt sa i përket punës. Është privilegj të punosh me Stresin, pasi është i madh si artis e padyshim dhe në shpirt. Unë e veçoj nga të gjithë reperat e tjerë, sepse ai është shumë real. Kjo e bënë mjaft të veçantë për mua.

Në qoftë se nuk do ishe DJ, çfarë profesioni tjetër do kishe zgjedhur?

Nëse nuk do isha DJ padyshim do kisha zgjedhur diçka tjetër që do kishte lidhje me muzikën. Muzikën që fëmijë e kam dashur shumë dhe jam rritur në këtë frymë. Është pasion që të ndjek gjithandej dhe të bëhet i domosdoshëm pastaj. Në njëfarë mënyre të bëhet esencë e jetës.

Ç’mendim ke për ecurinë e muzikës shqiptare?

Për muzikën shqiptare di të them që po ecën shumë dhe po evoluon me ritme mjaft të shpejta. Kjo për faktin se nuk ka ngelur vetëm brenda vendit, po dhe artistët e huaj kanë filluar ta njohin. Në Shqipëri është futur dhe stili “Hip Hop Trap”, që në Amerikë është IN dhe kjo është arritje për tregun tonë muzikor.

Çfarë ndjesie është të jesh DJ më “In” i momentit?

Të jesh DJ më IN i momentit është diçka që nuk arrihet lehtë. Kur kjo pikë arrihet njerëzit të duan, të mbështesin. Ka arritur stadi, që ti të jesh në çdo ditë të javës në klube të ndryshe dhe të kesh lloj-lloj aventurash, surprizash. Është e jashtëzakonshme ndjesia që publiku të suporton në çdo klub ku ti je. E vetmja gjë është për atë, atij i dedikohet gjithçka.

Cila është rryma më e pëlqyer për publikun?

Në Shqipëri rryma më e pëlqyer për publikun është komerciale. Akoma nuk është bërë një trend i veçantë që dikush të pëlqej techno, një tjetër hip-hop ose të ketë klube të ndara. Në çdo klub luhen të gjitha llojet e muzikave.

Çfarë objektivash ka Flori për të ardhmen?

Unë sapo e kam nisur këtë rrugëtim. As vet nuk e kam pritur suksesin që kam pasur me dy këngët e para ‘Fake love” dhe ‘Sa herë e don”. E fundit ka qenë dhe në festivalin “Kënga magjike” ku është rrëmbyer dhe një çmim. Unë tani sapo kam nxjerrë dhe këngën time më të re në bashkëpunim me Anxhelo Koçin, që quhet “Mos ta nin”. Deri tani po ecën mirë. Njerëzit e kanë pritur mirë. Kemi shumë surpriza të tjera, po do ia lëmë kohës që t’i zbuloj.

A e synon tregun ndërkombëtar?

Normal që po. Mos të them që jam nga të vetmit DJ shqiptar kaq i ri, që ka luajtur në super diskoteka me famë botërore si ‘Jojo Beach Bar’që është një super bar i madh në Santorini, për të vazhduar pastaj me klubet në Xhenova, në Firence, që DJ të tjerë shqiptar nuk kanë arritur deri atje. Ky absolutisht që është një hap i rëndësishëm në karrierën time, që do i hapi rrugë të tilla sukseseve të tjera përtej kufijve. Nëse punon fort dhe ke vullnet për të realizuar më së miri atë që di të bësh atëherë asgjë nuk është e pamundur. Puna dhe vullneti janë çelësat kryesor që të orientojnë drejt suksesit.

Si i ke marrëdhëniet me fansat?

Marrëdhëniet me fansat i kam shumë të mira pasi unë jam i thjeshtë. Fundja asnjëri nga ne nuk ka kapur qiellin me dorë. E vetmja gjë që të çon para është puna si rrjedhojë pas saj vjen suksesi i merituar.

A ka ndikuar fama në marrëdhëniet me gocat?

Normal, pasi të gjithë duan të bien në qendër të vëmendjes. Kur unë jam në stage të gjithë vijnë aty. Janë gjëra që ndodhin gjithmonë, po nuk duhet mohuar që është nice. Më saktë le të them të gjithë sytë i kanë tek ty, tek ajo që ti bën më së miri. Kënaqen nën ritmet e muzikës dhe më vlerësojnë për punën. Të gjitha këngët që Stresi ka realizuar me ty kanë rezultuar shumë të suksesshme.

Keni ndonjë surprizë tjetër për fansat?

Po është e vërtetë. I përmenda dhe më sipër dy këngët e mia të para, që patën një sukses shumë të shpejt që të them të drejtën nuk e kam pritur. Jam surprizuar. Mendoj se fillimi i tetorit do ketë një bashkëpunim mes meje dhe Stresit. Mbetemi në pritje deri atëherë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.