Kronikë

Sekuestrohen mbi 1 milion euro pasuri të përfituar nga trafiku i drogës

17:19 - 22.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Shteti ka sekuestruar ditën e sotme mbi 1 milion euro pasuri, të cilat sipas saj janë krijuar nga veprimtari kriminale.




Në një njoftim zyrtar policia bën me dije se  dyshohet se paratë janë përfituar nga trafikimi i narkotikëve në Greqi.

Siç bëhet me dije, policia ka bashkëpunuar me autoritetet partnere të cilat kanë sinjalizuar për pasurinë e përfituar nga trafikimi i drogës të shtetasit R.Sh.

Ndërkohë, në një tjetër bankë të nivelit të dytë, u sekuestruan së llogaritë bankare në emër të shtetasve: K.Sh. në shumën 17.033.337 lekë,  B.Sh. në shumën 924.922 lekë,  R.Sh. në shumën 51.444.350 lekë.

Njoftimi i policisë

Sekuestrohen rreth 1 milionē euro të dyshuara si të përfituara nga trafikimi i narkotikëve në Greqi

Në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, në vijim të punës për gjurmimin, evidentimin dhe sekuestrimin e aseteve dhe llogarive bankare që dyshohet se rrjedhin apo janë përfituar nga veprimtari kriminale, pas procedimit nr.443 të vitit 2017, Policia e Shtetit bazuar edhe në shkëmbimin e informacioneve me partnerët, referoi materialet e para në Prokurori për fillimin e procedimit pasuror për shtetasin R.Sh. Në vijim u regjistrua edhe procedimi pasuror me nr.8, i vitit 2018.

Departamenti i Policisë Kriminale, Drejtoria Hetimore Qendrore, u informua nga agjenci ligj zbatuese për veprimtarinë e kundërligjshme të shtetasit R.Sh. Bazuar në materialet e dërguara nga Policia e Shtetit, me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda vendosi sekuestro preventive për llogari bankare të shtetasit të lartpërmendur dhe familjarëve të tij.

Kështu në gusht 2018 u bë ekzekutimi pranë një banke të nivelit të dytë, i vendimit për vendosjen e sekuestros së llogarive bankare në emër të shtetasve: K.Sh. R.Sh. V.Sh. dhe A.Sh., në vlerën 42.000.000 lekë.

Pranë një tjetër banke të nivelit të dytë, u bë ekzekutimi i vendimit të gjykatës për vendosjen e sekuestros së llogarive bankare në emër të shtetasve:
• K.Sh. në shumën 17.033.337 lekë;
• B.Sh. në shumën 924.922 lekë;
• R.Sh. në shumën 51.444.350 lekë.

Në total u sekuestrua shuma 111.402.609 lekë, të cilat dyshohet se janë produkt i veprimtarisë kriminale të shtetasit R.Sh. në fushën e “Trafikimit të lëndëve narkotike”, në Greqi. Hetimet vazhdojnë për të verifikuar pasuri të luajtshme apo të paluajtshme si dhe llogari bankare të dyshuara me prejardhje kriminale.

Gjatë periudhës Nëntor 2017 – Gusht 2018 janë kryer 14 goditje në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, si dhe ka nisur hetimi penal lidhur për asetet e paligjshme të tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.