Kronikë

Arrestohen 4 shqiptarë për grabitje dhe dhunë ndaj policëve në Itali

18:27 - 23.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia italiane ka shkatërrua një bandë shqiptarësh në fushën e grabitjeve. Operacioni është zhvilluar gjatë mbrëmjes së djeshme nga agjentët e policisë së Casertës.




Siç raportojnë mediat italiane bëhet fjalë për Meritan Tasha, 22 vjeç, Kostandin Cera, 34 vjeç, Adem Bodini, 27 vjeç, të gjithë të paligjshëm në territorin italian, dhe Daci Mensur, 32 vjeç.

Mbi 4 të arrestuarit rëndon akuza e grabitjes, rezistencës ndaj një oficeri policie dhe tentativa e vrasjes. Fillimisht mësohet se  policia vuri re katër shqiptarët brenda një makine, të cilët po ecnin në mënyrë të ngadalësuar pranë shtëpive private.

Sjellja e tyre e dyshimtë  tërhoqi menjëherë vëmendjen e agjentëve të policisë, të cilët arritën të gjenin makinën dhe e ndoqën me distancë të largët. Ndërhyrja e policisë nuk u prit mirë nga katër shqiptarët të cilët arritën edhe të godisnin agjentët e policisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.