Kronikë

Zbulohet familja shqiptare që merrej me trafik kokaine në Itali

19:33 - 23.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 58-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, ndërsa në hetim janë dy djemtë e tij, pasi akuzohen për trafik droge.




Sipas mediave italiane babai dhe dy djemtë e familjes shpërndanin kokainë në zonën e San Mauros Pascoli. 58 vjeçari M. H., kryefamiljari shqiptar u dënua me 16 muaj burg dhe 800 euro gjobë, ndërsa dy djemtë e tij 28 dhe 33 vjeç po hetohen në gjendje të lirë për të njëjtën akuzë.

Gjatë kontrollit të shtëpisë, policia sekuestroi rreth 20 mijë euro, 30 gr kokainë, dy peshore dhe materiale të tjera paketimi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.