Kronikë

Përplasen dy makina në Kukës, plagosen katër persona

17:10 - 24.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë ë një aksidenti të ndodhur ditën e sotme në në aksin Kukës-Peshkopi, në vendin e quajtur  mbikalimi i Gostilit, afër aeroportit.




Dy nga të plagosurit janë burrë dhe grua që po udhëtonin në njërën makinë ‘Ford’, ndërsa dy të tjerët po udhëtonin në makinën tjetër.

Njëra nga makinat është me targa italiane.

Të plagosurit janë transportuar në spital, ndërsa njëri raportohet se ndodhet në rrezik për jetën, pasi ka plagë të rënda.

Policia ka nisur hetimet, ndërsa nga të dhënat e para dyshohet se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia dhe parakalimi i gabuar.

Njoftimi i policisë

Më datë 24.08.2018, në vendin e quajtur “mbikalimi i Gostilit”,  janë përplasur mjetet tip ” Volksëagen” me drejtues shtetasin Q.Gj., me mjetin tip “Ford” me drejtues shtetasin A.C.

Si pasojë e përplasjes janë  dëmtuar  drejtuesit e automjeteve, si dhe pasagjerët S.Gj., (bashkëshortja e Q.Gj) si dhe G.Gj.

Shtetasi G.Gj, pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Kukësit, u transportua për mjekim më të specializuar në Tiranë.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor ku po punohet për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.