OPINION

Viktima në luftë, viktima në paqe

09:19 - 24.08.18 Arben Idrizi
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Civilët, pra njerëzit e Bllacës e Stankovecit, viktimat e mëdha dhe të vërteta të mizorisë së forcave serbe, janë po ashtu viktima të personave të llojit të Haradinajt




Kanë qenë, janë dhe do të jenë. Tërbimi i tyre është ndaj civilëve rritet sa më shumë që rritet kujtesa, nderimi dhe respekti ndaj atyre viktimave të vërteta, sepse kjo nënkupton po ashtu që çlirimtarët e rremë ta humbin vlerësimin, e me këtë – kjo dhemb më shumë – pushtetin.

Civilët, fëmijët, gratë, pleqtë, vazhdojnë të jenë viktima edhe pas luftës. Vazhdojnë të jenë viktima edhe me dekada të tëra pas luftës. Dhuna ndaj tyre është e ushtruar në forma të ndryshme, edhe nëse jo tamam me intensitetin dhe fatalitetin e asaj të ushtruar gjatë luftës; edhe nëse nuk bëhet fjalë tamam për dhunë fizike. Dhe janë viktima të të dy ish-palëve ndërluftuese.

Sulmi i fundit mizor ndaj atyre është ai i kryeministrit të tashëm, Ramush Haradinaj. Kryeministri, në morinë e deklaratave të tij publike prej gangsteri, kërcënoi, në parafrazim, nuk mund të merren me hetimin e skandalit të listave të fryra të veteranëve njerëz të Bllacës dhe Stankovecit. Sipas tij, njeriu i Bllacës dhe Stankovecit është prokurori.

Përkatësisht, njerëz të Bllacës dhe Stankovecit janë rreth një milionë civilë të keqtrajtuar, dhunuar, përndjekur dhe deportuar në mënyrë masovike nga regjimi i Millosheviçit. Bllaca dhe Stankoveci, në historinë tonë të fundit tragjike dhe në kujtesën tonë kolektive, janë kampet e refugjatëve që zgjuan dhembshurinë e botës mbarë dhe kështu edhe legjitimuan intervenimin humanitar në Kosovë, si pasojë e të cilit edhe u bë i mundshëm largimi i forcave serbe nga vendi, pra çlirimi i vendit.

Pra, deklarata të tilla kryeministri ka pasur në vazhdimësi. Sigurisht, jo vetëm ai. Personave, që mungesën e mendjes dhe zemrës e kanë të kompensuar në muskuj, nuk u ngjall dhembshuri as simpati gjendja e viktimës. Prandaj, sa herë të jetë e mundshme – e do të jetë e mundshme pothuajse çdo herë – do të bëjnë çmos ta njollosin, nëpërkëmbin dhe përçmojnë. Civilët, pra njerëzit e Bllacës e Stankovecit, viktimat e mëdha dhe të vërteta të mizorisë së forcave serbe, janë po ashtu viktima të personave të llojit të Haradinajt.

Kanë qenë, janë dhe do të jenë. Tërbimi i tyre është ndaj civilëve, rritet sa më shumë që rritet kujtesa, nderimi dhe respekti ndaj atyre viktimave të vërteta. Sepse kjo nënkupton po ashtu  që çlirimtarët e rremë ta humbin vlerësimin, e me këtë – kjo atyre u dhemb më shumë, vetëm kjo u dhemb në të vërtetë – pushtetin.

Ndër të tjera, pra, kjo është një arsye pse ai është kaq i mllefosur me njerëzit e Bllacës dhe Stankovecit, përçmues dhe përqeshës. Është i mllefosur me viktimën, sepse është kundër saj. Është kundër gjendjes së saj jo pse është kundër vuajtjes së saj, por përkundrazi, sepse e konsideron subjekt të dhunës së vet, mosdurimit. Qëllimi është t’i shtohet vuajtja, edhe pas daljes nga ferri i vërtetë, t’i bëhet e pandashme; të konsiderohet turp pafuqia, mundimet, vuajtjet. Në fund, edhe të mohohet të ketë vuajtur, të jetë persekutuar, nëpërkëmbur.

Kështu gjithherë kanë menduar dhe vepruar edhe të gjithë autorët e krimeve monstruoze në histori, kudo mbi faqen e dheut. Qysh nga hera na ishte bërë fare e qartë se mjerimi më i madh i këtij vendi janë banditët e luftës.

E banditët e luftës janë në krye të shtetit, në krye të të gjitha institucioneve. Zgjedhja e Haradinajt kryeministër e ka çuar pikën e vlimit të këtij mjerimi pothuajse në shpërthim. Është një prej turpeve më të mëdha që na ka ndodhur pas luftës në shoqëri.


Shfaq Komentet (3)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Populli I zgjodhi, shtroni kurrizin dhe punoni dhe kur te vijne zgjedhjet e reja, votoni per te tjere, nese doni. Keni inatin por jepni hakun tjetrit. Demokracia keshtu funksionon. Shumica ben ligjin.

    Përgjigju ↓
  2. O HAJRUDIN; POPULLI SHQIPTAR MBETI VIKTIM QYSHE SE HYNI TURKU DHE SERBI,NE TOKAT SHQIPTARE, POR MOS HARRONI HAJRUDIN SE JU KRYETAR PONA LENI GJITHMON NE DUERT E HUEJA,VEC PER INTEREZET INDIVIDUALET TUEJA. HANI E PINI E SI NJERZ JU KRYTAR JU NUK DOTE VDIQNI.

    PASH ATE GJAK QE ASHT DERDHE KTHEJA FAQEN KSAJ ATDHE
    TURKE E SERBE MOSI LEN TA BAJN RRUMUJ,KOMBE E ATDHE. MAMIR SI BUURAT MU KJAJ SE ME MBET ROBE PER T,GJADHE.

    Përgjigju ↓
  3. O Ramush , kot se koti se kishte shkruar shkrimrari i madh ate poezine dedikuar atyre qe pretendojne ( edhe pa vota te mjaftueshme ) te vijne ne pushtet por , edhepse nga ti po shifet se kurre ne jeten tende s je lexuar as edhe nji liber se poezi jo se jo , ka tani mundesine ta lexosh te pakten , nji strofe te nji poezije ne jeten tende

    “…. kujdes me fjalen ti zonje me cante ,
    kujdes me fjalen dhe ti zoteri ..!
    Pushteti edhte shume i vecante
    prodhon male dhd kakerdhi ..”

    DRITERO AGOLLI

    http://www.botasot.info/opinione/940993/guximi-i-tepruar-i-ramushit/

    Përgjigju ↓