Horoskopi

Njihuni me 3 shenjat e zodiakut që janë “çuna mamaje”

19:19 - 26.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Marrëdhënia mes një djali dhe mamasë së tij shpesh herë kthehet në një problem për partneren. Të gjithë njohim meshkuj që janë djem mamaje. Por për të marrë vesh nëse i dashuri juaj për gjithçka varet nga mamaja ju vjen në ndihmë zodiaku.




Binjakët

Binjakët dashurojnë të jenë çuna mamaje, edhe nëse ai kurrë nuk e pranon atë me zë të lartë. Është kaq e rehatshme që dikush do të jetë gjithnjë aty për t’ju ndihmuar sa herë që keni nevojë.

Plus, fakti që Binjakët janë në thelb një fëmijë-njeri, që do të thotë që atij kurrë nuk i duhet të ndryshojë në mënyrën se si vepron, sepse ai e di se mamaja e tij e do gjithsesi atë, për atë që ai është.

Gaforrja

Gaforrja është një tip i butë, i cili jo vetëm që e do të gjithë vëmendjen që merr nga nëna e tij, por gjithashtu e do faktin se ajo ende e foshnjëson atë dhe shqetësohet për të. Gaforrja ndihet sikur askush nuk do ta llastojë dot sikur e bën mamaja e tij, duke qenë se ajo sa herë që eviziton bën ushqim për të dhe kujdeset për çdo aspekt të tij.

Bricjapi

Bricjapi mund të duket si një “njeri i familjes” për disa njerëz, por për këdo që ka sytë dhe veshët (dhe kushdo që takon nënën e tij), ai është vetëm një djalë i vërtetë mamaje. Ai përdor justifikimin se familja është gjithçka, kurdo që ka nevojë të braktisë miqtë për të ndihmuar nënën e tij, por në realitet, Bricjapi do të vendoste më mirë thjesht të dilte me të në vend të shokëve, sepse ajo kurrë nuk e gjykon dhe i bën ëmbëlsira.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.