Kronikë

Thikë në zemër 54-vjeçarit, si nisi sherri pas vjedhjes së parave. Fqinji i shkoi në shtëpi dhe…  

10:49 - 28.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Senad Nikshiqi – Një vrasje me thikë ka ndodhur në orët e pasdites së djeshme në Shkodër. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Thive” në lagjen “Mark Lula”. Viktima është 54- vjeçari Prendush Fushaj. Ky shtetas ka marrë një goditje poshtë zemrës me thikë duke bërë që të mos arrijë ta përballojë dhe të humbasë jetën. Fushaj është sulmuar në afërsi të banesës së tij. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur një ambulancë e spitalit rajonal të Shkodrës duke bërë të mundur transportimin e 54-vjeçarit në urgjencën e spitalit.




Në pak minuta mjekët kanë konfirmuar ndarjen nga jeta të Prendush Fushaj duke qenë se goditjen me thikë e ka marrë në zemër dhe ka humbur sasi të konsiderueshme gjaku. Forcat e policisë menjëherë pas informacioneve të marra në rrugë operative në terren kanë arritur të bëjnë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar. Sipas efektivëve është 30-vjeçari Fredi Pllumi. Burimet policore bëjnë me dije se ditët e fundit në banesën e viktimës është vjedhur një shumë e konsiderueshme parash.

Pas kësaj ngjarje viktima Prendush Fushaj ka shkuar në policinë vendore të Shkodrës dhe ka bërë një padi duke përmendur si autor të mundshëm të vjedhjes pikërisht 30- vjeçarin Fredi Pllumi dhe disa persona të tjerë. Forcat e policisë kanë shoqëruar në ambientet e policisë shtetasin që 54- vjeçari e ka përmendur si autor të vjedhjes, por Fredi Pllumi ka deklaruar për oficerët se ai nuk është autori i vjedhjes dhe se nuk ka asnjë lidhje me atë ngjarje të ndodhur në banesën e Prendush Fushaj.

LEXO edhe:  54-vjeçari që u vra me thikë e kishte denoncuar një ditë më parë autorin, por policia e la të lirë

Policia duke mos patur prova për autorësinë e vjedhjes e ka lënë të lirë 30- vjeçarin, pavarësisht akuzave të ngritura ndaj tij për vjedhje. Më pas Fredi Pllumi gjatë pasdites së djeshme ka shkuar në banesën e Prendush Fushaj duke i kërkuar llogari në lidhje me padinë për vjedhje që ka bërë në adresë të tij. 30-vjeçari ia ka mohuar se është ai autor i vjedhjes, por nga ana tjetër Fushaj nuk është bindur nga fjalët e tij. Biseda ka agravuar më shumë mes tyre duke debatuara lidhur me ngjarjen.
Të dy shtetasit e përfshirë në këtë debat kanë ngritur tonet aq sa i kanë dëgjuar edhe persona të tjerë që kanë qëlluar në afërsi. Në debat e sipër policia dyshon se shtetasi Fredi Pllumi ka nxjerrë një thikë që e kishte me vete dhe ka goditur poshtë zemrës 54-vjeçarin Prendush Fushaj, i cili mbeti i plagosur rëndë dhe më pas humbi jetën në spitalin rajonal të Shkodrës. Policia është vënë në ndjekje të autorit të dyshuar teksa po punohet për gjetjen dhe më pas kapjen e tij.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.