Kronikë

22-vjeçari i bën “gjëmën” kushëririt, i vjedh kasafortën me miliona lekë

10:22 - 01.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

E dinte prej kohësh vendin dhe kodin e kasafortës së kushëririt të tij. 22-vjeçari Mariglen Lari është vënë në pranga nga policia e Lezhës.




Ai dyshohet se ka vjedhur kasafortën e lokalit të kushëririt të tij në Shëngjin.  I riu ka arritur të marrë nga kasaforta një shumë të konsiderueshme: 7.265 Euro, 120 Paund dhe 45.300 Lekë ( të reja).

Pasi i ka marrë pa rënë në sy, Mariglen Lari i kishte hedhur në një kosh mbeturinash për t’i fshehur. Efektivët e policisë kanë mundur të gjejnë shumën e madhe të vjedhur nga kasaforta.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.