Kronikë

Emri/ Ekzekutohet biznesmeni në Shkodër… Detajet e krimit

14:47 - 01.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tronditet sërish Shkodra. Një 30-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri. Trupi i pajetë i Arjan Feracakut është gjetur jashtë një automjeti të djegur, në periferi të qytetit.




Dyshohet se 30-vjeçari është qëlluar me automatik në vendin e quajtur “Bregu i Ranës”, pranë liqenit.

Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë njoftuar policinë. 30-vjeçari mësohet se është pronar i dy lokaleve në Velipojë.

Mëngjesin e 10 gushtit, Fatbardh Lici, 53-vjeç, është vrarë me armë zjarri në qytetin e Shkodrës. Viktima ishte duke pirë kafe në shoqërinë e dy personave të tjerë kur nga një mjet tip “Benz”, pa targa, ka dalë një person që ka qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të 53-vjeçarit, duke e lënë të vdekur në vend.

Kohët e fundit, Shkodra është tronditur nga krimet mafioze ku kryhen vrasje të dhunshme e të frikshme dhe gjithnjë pa autor. Rreth 2 muaj më parë, një ish efektiv policie së bashku me gruan e tij, u ekzekutuan në Shkodër në sy të fëmijës dy vjeç.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Situate e frikshme , Shqiperia njelloj si Palermo.Krimi godet cdo dite.Dhuna fenomen i Instititucionalizuar.Dhune ne zgjedhje,dhune ne Parlament,dhune ne qeferri (I gjati si Ducja) dhune ne administrate (te heq shefi kurvar,te vjen turp), dhune ne Bashki (betonizim,ngritje cmimesh e taksash)Dhune ne Komisione tenderash te paracaktuar,dhune ne Media,dhune ne Prokurori (prokurore ne sherbim te qeferritareve te korruptuar) dhune ne vjedhje e tjetersim pronash publike (me mijra ha ipen= falen klienteles qeferritare ‘gjoja per Bislesh,(Nuk ka qeferritare pa vila e prona te patundeshme) patjeter te “Dhuruar” nga pronare te sajuar me logon “po nuk dhe nuk merr”,Dhune ne Parti (njishat dine gjithcka bile edhe p…in e nones vet) dhune ne Familje (vrasja e perdhunim) dhune ne rruge (aksidente pa fund perdite) dhune ne kultivime trafikim droge (gjithmone nen mbrojtjen e armeve luftarake)dhune e Vrasje ne mes te dites e ne mes te qytetit.Dhe Rama,Tahiri,Xhafa certifikojne kete Kasaphane Pozitive.Pra Krimi i rruges eshte rrjedhim llogjik i krimit qe fillon nga maja e piramides.Shoqeri e molepsur nga “morali” i kurvave dhe i perveseve,,,qeshim kur shohim krieministrin lakuriq,argetohemi kur krie.ari hedhe pret batuda banale…te mencmit i kane Blere,trimat i kane Rrahur,median e kane Vrare,Rinine e kane Zbuar pra gjithcka eshte shkaterruar…..Zoti i vrafte keto hajdute.(po i the tjetrit Hajdut ja ke thene te gjitha)

    Përgjigju ↓