![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Policia e Cërrikut ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti mes dy vëllezërve, ku mund të përdorej arma e zjarrit.
Në pranga ka përfunduar Taulant Hoxha, 38 vjeç, banues në fshatin Shtëpanj, i cili në momentin që ka mbritur policia ka hedhur nga dritarja e banesës armën e zjarrit.
Ndërhyrja e policisë erdhi pas marrjes së një telefonatë se në fshatin Shtëpanj, po ndodh një konflikt mes 2 vëllezërve, ku një prej tyre kishte armë zjarri dhe mund ta përdorte.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë zjarri tip automatik, dy krëhra, 200 fishekë si dhe një dorezë metalike.
Mbi të arrestuarin rëndon akuza “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyesedhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.