LIFE STYLE

Pse njerëzit e humbasin papritur interesin ndaj seksit?

09:51 - 02.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Le ta pranojmë. Të gjithë janë të dhënë pas seksit.Cilat janë pozicionet më të mira?  Sa shpesh kryejnë marrëdhënie çiftet dhe shumë pyetje të tjera si kjo, kalojnë shpesh në mendjen tonë. Por a ka diçka që s’shkon kur krejt papritur nuk do të bësh më seks me partnerin tënd?




Ekspertët, tregojnë se mungesa e interesit për seks lidhet shumë me moshën e njeriut ashtu si edhe me shëndetin fizik e atë mendor. Kjo në fakt, vlente për të dyja gjinitë, por më e ndjeshme ishte tek gratë.

Zakonisht, gratë nuk tregojnë më të njëjtin nivel interesi për seksin me partnerin e tyre nëse ka kaluar më shumë se 1 vit lidhje. Ok, kjo nuk është edhe shumë anormale pasi sigurisht nuk pritet që pasioni të jetë njësoj siç ishte në muajt e parë të romancës. Por a rrezikon kjo shenjë jetën tuaj seksuale?

Mund të jetë, nëse nuk e ndreqni në kohë situatën. Terapistët rekomandojnë të provoni vende dhe pozicione të reja për ta ndezur sërish pasionin e dikurshëm. Çfarë s’duhet të harroni janë gjithashtu gjestet e vogla të intimitetit. Prekuni, përqafohuni dhe puthuni çdo ditë, edhe nëse nuk jeni në shtrat. Kjo do t’ju bashkonte edhe më shumë gjatë aktit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.