FOTO - GALERI

E mahnitshme, të bësh art me letër

15:26 - 04.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një artiste suedeze ka arritur t’i japë letrës një pamje tejet të stilizuar. Cecilia Levi  ka eksperimentuar prej vitesh me letrën dhe rezultati është aq mbresëlënës sa ka marrë  një ftesë për të qenë pjesëmarrëse këtë shtator në ekspozitën “Homo Faber” të Venecias.




Ajo nuk është e vetmja në Suedi e cila ka marrë famë për punimet e jashtëzakonshme. Carina Sohl përpiqet gjithashtu të ruajë gjurmën unike të natyrës me objekte lëkure, disa prej të cilave janë krijuar për linja të kufizuara veshjesh, telefonësh celulare dhe elementesh të dizajnit të brendshëm.

Punët e Sohl-it janë zbuluar nga shtëpitë e mëdha të modës dhe nuk kishte se si ajo të mos merrte pjesë në ekspozitën “Homo faber”.

Me stilin e tyre të rrallë, të dyja artistët është e qartë se do t’i bëjnë Suedisë një prezantim mjaft dinjitoz.

f 1-3-1 3-4-1 2-5
<
>


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.