![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Një 14 vjeçar ka mbetur i vdekur, pasi është qëlluar me thikë pas një sherri midis të rinjve në zonën e Mamurrasit.
Adoleshenti i identifikuar me inicialet A.S., u qëllua nga 15-vjeçari me inicialet A.Xh., duke ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.
Ngjarja ndodhi pas një sherri mes disa të rinjve në Fushë-Mamurras.
Autori i dyshuar është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, ku po merret në pyetje në lidhje me ngjarjen. Deri më tani dyshohet sherri që la të vdekur 14-vjeçn ka qenë për motive të dobëta.
Policia po heton për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Sot, rreth orës 20:34, është marrë njoftim se në Fushë Mamurras në Kurbin, shtetasi A.Xh. 15 vjeç, banues në Fushë Mamurras, ka goditur me mjet prerës ( dyshohet thikë) shtetasin e mitur A.S. 14 vjeç, banues në Fushë Mamurras, i cili ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Nga veprimet hetimore dyshohet si pasojë e një konflikti të çastit.
Autori i dyshuar është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, për veprimet e mëtejshme hetimore proçedurale, për veprën penale të kryer.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, ndodhen në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.