OPINION

Qyteti dhe siguria…!

07:30 - 05.09.18 Përparim Kabo
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Çfarë do të thotë një qytet i sigurt?! Një qytet që ka të garantuar jetën dhe sigurinë e pronës do të ishte përgjigjja e parë dhe ndoshta e gjithëpranuara. Një vlerësim i tillë përkthehet në një qytet me ambient urban social dhe publik ku territori është i kontrolluar nga organet e specializuara si edhe është policia e rendit, policia kriminale dhe organe ligjzbatuese të tjera të kësaj natyre, përfshi dhe policinë bashkiake. Qytet i sigurt ka atje ku qetësia publike është e pranishme. Jeta nuk është e rrezikuar, krimi ordiner është në nivele pothuaj joekzistuese ndërsa për krimin e organizuar as që edhe bëhet fjalë. Qytet i sigurt ka të bëjë me sigurimin e pronës dhe ky fakt është shumë i rëndësishëm, sepse ka të bëjë me shtëpinë e qytetarit dhe objekte të tjera materiale si pasuri të patundshme, apo monedha, xhojleri, vepra arti, rroba të shtrenjta, automjete, mjete lundruese, etj. Mund të vijohet me numërimin e objekteve apo argumenteve. Krahas krimit, siguria e jetës dhe e pronës ka të bëjë me garantimin e pacenimit apo mosrrezikimit të tyre nga agjentë të tjerë si p.sh. zjarret.




Nëse shkon në Danimarkë dhe viziton Kopenhagënin nuk ka si të ndodhi që të të mos t’u tregojnë se disa shekuj më parë qyteti u dogj. Tragjedia ishte shumë e rëndë. Nisi në 20 tetor 1728 dhe u fik më 23 tetor. Njerëzit pësuan dëme të pallogaritshme, por kur flakët u shuan dhe hiri u ftoh edhe mendjet e tyre gjetën paqen dhe reflektuan. Pyetja pezull ishte: Ç’duhet bërë që mos ndodhi më kjo tragjedi? Por edhe nëse ndodh si duhet t’i rivëmë në vend humbjet e shkaktuara? Për të gjetur sigurinë ata ndërtuan një sistem të sigurimeve që nga koha në kohë u përmirësua dhe është ende në sistemin danez të sigurimit nga zjarri. Qytetet rrezikohen nga përmbytjet. Kur kujtojmë katastrofa të tilla sjellim ndërmendje pamje të frikshme jo të kohëve të shkuara, por edhe të ditëve tona kudo në botë.

Shirat e rrëmbyeshëm në kushtet e ngrohjes globale dhe ndryshimeve klimatike janë bërë fenomen i kudotakuar në mbarë rruzullin tokësor. Mbrojtja nga një fenomen i tillë kërkon strategji mjete të specializuara dhe burime njerëzore gjithë po aq. Lypen skenare mbrojtëse. Përmbytet Amerika mund të thuhet pa një pa dy. Në rregull ashtu është. Por ne duhet të shohim se përmbytet Shkodra vit për vit, përmbytet Fieri, Lushnja, Vlora etj. Dëmtohen shtëpi, ka humbje në prodhime bujqësore dhe në gjënë e gjallë. Ndaj fakti që përmbytjet përsëriten nuk japin gjasa të mbyllësh sytë, të kujtohesh kur ndodh apo më keq akoma të harrosh dhe të vijosh me një parodi mbulimesh me fonde nga buxheti i shtetit i dëmeve.

Kështu fonde, të cilët përdoren për emergjenca civile zvogëlojnë fondet e investimeve publike për shkolla, qendra shëndetësore, spitale, rrugë, ujësjellës apo sisteme të qëndrueshme të largimit dhe defekalizimit të ujërave të zeza. Qyteti mund të rrezikohet nga fenomene si tërmeti apo vullkanet. Fenomene të tilla vërtetë nuk mund të parandalohen, veç se sistemet e mbikëqyrjes së lëvizjeve sizmike duhet që në mënyrë të pandërprerë të vigjilojnë dhe të paralajmërojnë. Gjithashtu, banesat e ndërtuara rishtazi të kenë që në projekte pasaportë garancie se deri në sa ballë lëvizje sizmike përballojnë. Të mos lejohet të ndërtohet në shtresa tokësore të pastudiuara dhe pa lejen antisizmike ose me keq akoma me leje të blerë nëndorë. Lënda e parë që përdoret si çimento dhe hekuri duhen kontrolluar me rigorozitet atje ku prodhohen, por edhe atje ku importohen. Si dhe sa hidhen në konstruksion, a zbatohet protokolli manual. Tragjedia e urës ‘Morandi’ shkundi Europën.

Gjithçka mund të thuhet dhe stërthuhet tani post tragjedi, por kudo takohet shqetësimi për abuzime në ndërtime dhe në mbikëqyrjet e riparimet korente. Politikat koncesionare që ushqejnë dhe majmin nga korrupsioni e vjedhjet, koncesionarin për vete, por edhe koncesiondhënësit. Vite më parë në Seul(21 tetor 1994) u shemb një urë. Kryetari Bashkisë që nuk kishte shumë kohë që ishte zgjedhur dha menjëherë dorëheqjen pa çka se ai nuk kishte përgjegjësi direkte për atë ndërtim. Në Tiranë para disa vitesh mbeti hapur dera e shkarkimit në digën e liqenit artificial. Mbledhësi(kolektori) ishte bllokuar nga një ndërtim që ishte bërë mbi të. Për pasojë u përmbyt pjesa veriperëndimore e qytetit më dëme të ndjeshme në banesa dhe në biznese. Askush nuk dha dorëheqjen dhe askush nuk u ndoq penalisht. Së fundmi me vendim gjykate jepet leja për ndërtim shumëkatësh në buzë të digës së liqenit artificial. Mbetet të shohim post-historinë. Basene të tilla si rezervuare ka me dhjetëra në të gjithë territorin e vendit si edhe diga, ndërtime këto tejet të studiuara shkencërisht që disiplinonin prurjet ujore nga malet dhe më tej vijonin në një rrjet kanalesh primare e dytësore, në mbledhës të vegjël në sisteme kulluese e deri në kanalizime të cektë për drenazhim tokash.

Ky ansambël disiplinues i ujërave që dha fond toke dhe mënjanoi moçalimin e saj është tashmë pothuaj jashtë funksionimit. Territore të tëra rurale nënurbane dhe urbane janë të rrezikuar si të mbetur në mëshirën e fatit. Pas reformës territoriale dhe administrative, shumë prej këtyre zonave janë përfshirë në juridiksionin e Bashkive dhe u takojnë qyteteve. Me dy fjalë të shkoqura, siç thotë populli, me shtetin me ujin dhe me zjarrin mos luaj. Në vitet e tranzicionit ky mësim jete ka marrë trajtën me shtetin që nuk është më me ty qytetar mos u merr. Ai luan me ty duke të lënë në mëshirën e zjarrit dhe të ujit. Po ra zjarri lutu nga qielli se zjarrfikëset janë me pakicë, niveli i tyre në shumë qytete le shumë për të dëshiruar. Ende nuk dëgjojmë që në buxhetin e shtetit të ketë një zë shpenzimesh për rigjallimin e fondit të tyre fizik. Shqipëria digjet çdo vit. Zjarrfikësit rrezikojnë jetën, mjetet nuk shtohen.

Në një vend ku (keq)shpenzohen fondet publike për shtetarët që makinat e tyre apo zyrat të jenë sa më moderne dhe ku mjetet e emergjencës për shërbime ndaj publikut të jenë si mos më keq, e pakta ky vend nuk është social. Para disa viteve ra dëborë e madhe. Tetë orë në një kovë mjeti gërmues (ekskavator) një grua shtatzënë u lëviz nga një zonë e bllokuar deri në rrugën ku shkonin automjetet. Kur shikoje pamjet nga televizioni nuk doje të besoje se si një vend i NATO-s nuk ka makina me slita që përdoren në dëborë apo shërbim ambulator me helikopter sanitar me slita. Qyteti është i rrezikuar nga patologjitë e kufizuara në disa zona ose kur ato shndërrohen në rreziqe masive që kërcënojnë popullatën e gjerë(endemike dhe pandemike). Shkaqet janë të ndryshme si p.sh. cilësia e ujit të pijshëm, ndotjet nga mbetjet urbane dhe helmimi i ajrit nga djegia e tyre në qiell të hapur. Rrezikojnë ngarkesat e larta bakteriale, infeksionet virale që janë të pakontrolluara. Spitalet publike të prapambetura që lënë për të dëshiruar nga higjiena dhe që janë larg cilësisë së mjekësisë moderne instrumentale, që kanë gjendje laboratorike mjerane dhe staf që bjerret dita-ditës nga ikja e specialistëve jashtë vendit. Qyteti është i rrezikuar kur nuk ka furra speciale për eliminimin e mbetjeve spitalore.

Qyteti është në tehun e briskut nëse nga organe të specializuara nuk sigurohet garancia ushqimore. Këtë stinë të nxehtë më në fund AKU( Autoriteti Kombëtar i Ushqimit) u bë i gjallë, doli në terren dhe hapi sytë që të bënte detyrën. Gjetje skandaloze( lexo në mënyrë metaforike ska-ndal…pra nuk ndalen që vetëm të fitojnë pa çka se e vrasin shëndetin publik në qytet dhe më gjerë kur është fjala për zonat turistike). Qytetet janë të rrezikuara nga lëvizjet kaotike kur nuk ka studime shkencore për lëvizjen e mjeteve dhe këmbësorëve, për parkimin e tyre dhe për korsitë e emergjencave. Puna që po bëhet në qytetin e Tiranës ngjall besim dhe optimizëm, por ajo duhet të bazohet në një studim ku duhet menduar fluksi i lëvizjeve, demografia brenda dhe jashtëqytetase, lidhjet urbane, oraret e pikut dhe ndryshimi pa dyshim i kahjeve të lëvizjes sipas motit dhe stinëve. Nëse sheshi “Skënderbej” në qendër të Tiranës ka gjallëruar jetën qytetare dhe atë të argëtimit, por njëherësh është bashkëshoqëruar me prishjen e gjithë qarkullimit të makinave rreth tij dhe si pasojë edhe në rrjete e mëtejshme; e gjitha kjo gjendje ka kosto dhe tregon se llogaritjet nuk janë realizuar të plota. Nëse qyteti i Tiranës ka shkuar në një milion banorë dhe gjatë ditës hyjnë e dalin me qindra mijëra të tjerë dhe qyteti ka një hyrje në veriperëndim dhe një në juglindje pa hyrje-dalje alternative, rreziku i aksidenteve është prezent, jo pikërisht atje, por ndoshta më tej, nga ata që ngasin makinat në kërkim të kohës së humbur dhe fatalisht gjejnë aksidentet shpesh me pasoja humbje jete.

Rreziku në qytete është edhe çështje kulture. Shpesh për të mos thënë gjithmonë këmbësorët në Tiranë ecin më keq se bagëtitë në qytete të vegjël apo rrugë nacionale. E ka pesë metra afër vendin e vijave të bardha dhe i del përpara automjetit që sapo i hapet drita jeshile e semaforit kërkon të lëvizi sepse e godet makina nga pas. Në autostrada ka edhe të marrë kokë e këmbë, sepse shohin sa larg është makina dhe o burra hidhen të kalojnë nga njëra anë në tjetrën. Urat mbikaluese janë, por nuk përdoren, ndërsa në hyrje të autostradës Tiranë-Durrës te sheshi ‘Shqiponja’, sa bën të hysh duhet të ndalesh se lëvizin njerëz mbi vijat e bardha. Pikërisht ku duhet ura mbikaluese këtu ajo mungon. Tek korsia e biçikletave e kanë gjetur rehat, tani lëvizin motoçikletat-taksi që ndajnë picat dhe policët nuk i ndalin. Siguria është edhe LIRI. Ndokush mund të habitet. Le ta analizojmë më në hollësi. Nëse nuk je i sigurt për jetën t’i ngushton gjeografinë e lëvizjes. Nuk shkon në zonat e nxehta, nuk shkon në restorante apo lokale ku plas sherri dhe shkrepet koburja. Ti si qytetar nuk del natën vonë, sepse s’je i sigurt. Nuk kalon në zona të ndriçuara keq ose të pandriçuara fare. Nëse krimi organizuar kontrollon territorin e qytetit tënd ti nuk ke liri, sepse krim i organizuar do të thotë që ai të bashkëpunojë dhe të kontrollojë disa nga institucionet më të rëndësishme si policinë, bankat, kufirin, zyrat e tatimeve, pushtetin lokal, spitalet e kirurgjisë, burgjet dhe paraburgimin.

Kohët e fundit qarkullon në internet një material në lidhje me gjendjen e rendit civil në disa qytete kryesore të vendit. Pa dashur të besoj verbazi ajo që shqetëson qytetarin është heshtja e policisë së paku për përgënjeshtrim. Ministri Brendshëm u shpreh në Elbasan para disa muajsh në një takim me qytetarët se “policia do ua nxijë jetën grupeve kriminale.” Me këtë ai pohoi prezencën e tyre, se ata deri tani ua kishin nxirë jetën qytetarëve dhe se policia është gati të ndeshet me krimin. Kaluan disa muaj, por asgjë nuk është dëgjuar për nxirjen apo zbardhjen e gjendjes dhe realitetit. Një zbythje e tillë tregoi se krimi është më i fortë se organet e specializuara. Heshtja institucionale llogaritet. Njerëzit dinë të lexojnë dhe bëjnë aritmetikë sociale. Tani dëgjuam se në shtator tetor do goditen grupet kriminale. Profesionalisht një deklarim i tillë është i gabuar. I thua kriminelit bëju gati ose ik! Kujdes me lirinë ajo nuk është si edhe duket. Liria si lëvizje, si pronë, si prosperitet është e pagarantuar në një pjesë të madhe të territorit të vendit. Prej vitesh flitet për punën e policisë në/dhe me komunitet, por gjendja flet për arritje jo të qenësishme.

Ndodh që ose krimi (deri me marrje jete) i gjen të gjitha palët gafil, ose policia ka dijeni dhe nuk ka predispozitën, nuk ka mjetet apo besueshmëri brenda vetvetes. Ka policim të spiunuar. Më keq akoma drejtues policie merren me veprime kriminale si edhe ishte rasti i kultivimit të kanabisit. Shkon SHKB-ja t’i arrestojë dhe ata marrin arratinë të (para)lajmëruar. A thua se ishin miza që fluturuan për të kaluar kufirin. Ndërtohet pistë për ulje avionësh sportiv që transportonin kanabis dhe askush nuk e sheh, madje as policia e rendit që e ka për detyrë kontrollimin e territorit. Ose më keq akoma e sheh, por i thonë: pe? Jo, nuk pashë! Dëgjove? Jo, nuk dëgjova! Ai që flet me kurajë largohet nga puna ose nga jeta. Siguria lidhet dhe me gjykatat. Më kujtohet një film amerikan. Për shkak të një vepre penale gjyqtari dha dënim maksimal. Kur procesi mbaroi e pyetën: “Pse ishe aq radikal.” Përgjigjja e tij qe lakonike. Për t’iu siguruar jetën qytetarëve të tjerë që janë gjallë. Nëse gjykatat tek ne nuk e ndëshkojnë krimin penal ata janë bashkëpunëtorë jo thjesht dhe se marrin ryshfet, por janë gjenerues të krimit për dy arsye themelore. Krimineli del nga burgu dhe është i lirë, dhe së dyti krimi nuk është i trembur se është më i fortë se ligji. Edhe vendimmarrja politike në të gjitha nivelet ka të bëjë me sigurinë. Nëse shkelet ligji për prokurimet publike dhe ai që ka bërë burg për krim penal bëhet biznesmen i suksesshëm me fonde publike, kjo lloj vendimmarrje shëndosh monetarisht krimin qoftë dhe në mundësi përsëritje, prish klimin qytetare dhe e shpien nivelin e sigurisë në tregues tejet tejet të ulët. Liria është jo thjesht fjala e lirë, por është edhe lëvizja e lirë, jeta e garantuar, prona e pacenueshme, zhvillimi dhe investimi i garantuar, jeta publike e qetë dhe në begatinë e lidhjeve gjithë shoqërore dhe antropologjike. Sulmet edhe ndaj turistëve të huaj për grabitje dhe përdhunime dëshmojnë sa më lart pohojmë. Janë vërtet raste të izoluara, por ato duhen shmangur. Gjithkush që vendos të udhëtojë diku, fjala vjen në Marok, apo në Brazil, në Shqipëri apo në Bosnje pyet dhe do që të garantohet, a janë vende të sigurta? Pas kësaj parashtese të gjatë, sërisht kemi arsye dhe argumente të shtrojmë pyetjen. Çfarë do të thotë qytet i sigurt?!

Krimi… siguria… perceptimi…

Në një studim në lidhje me sigurinë në metrotë e SHBA-ve, evidentohen një sërë faktorësh që duhen konsideruar. Mes tyre është raporti mes krimit-sigurisë-perceptimit dhe studimeve socio-psikologjike të adresuara, si dhe roli i qendrave të specializuara për studime adresuar te këto problematika.

Pse njerëzit ndihen më të sigurt në disa qytete sesa të tjerët? A është një funksion i krimit aktual apo i faktorëve të tjerë që formojnë mënyrën se si i perceptojmë qytetet? Krimi, sidomos krimi i dhunshëm, ndryshon në mënyrë të konsiderueshme në të gjitha qytetet e SHBA-ve dhe në zonat e metrosë si dhe brenda tyre. Le të lexojmë në kushtet e vendit tonë ku nuk ka metro, si është perceptimi ndaj krimit dhe sigurisë në stacione treni apo parqe të autobusëve ndërurbanë, në aeroport apo në stadiume; pra në hapësira ku ka mbipopullime me njerëz që nuk e njohin njëri-tjetrin dhe nuk janë anëtarë të një komuniteti homogjen. Një sërë studimesh sugjerojnë se perceptimet e sigurisë janë të kushtëzuara nga faktorë të tjerë të dukshëm dhe më pak të dukshëm që sinjalizojnë në mënyrë efektive sigurinë e komunitetit.

Teoria famëkeqe e “thyerjeve të dritareve” të përshkruar nga James Q. Wilson dhe George L. Kelling (në një botim të vitit 1982 ) sugjeron një lidhje të ngushtë midis kushteve të lagjes dhe krimit aktual si dhe perceptimeve të tij. “Psikologët dhe policët socialë priren të pranojnë se, nëse një dritare në një ndërtesë është thyer dhe është lënë pa u riparuar, të gjitha pjesët e tjera të dritareve së shpejti do të thyhen. “Kjo shenjë është po aq e vërtetë në lagjet e bukura sa në ato të rrënuara.” – shkruanin ata. Tek ne u dha shenja në godinën e Prokurorisë së Durrësit por askush nuk lëvizi deri sa pas disa ditësh u grabit zyra e prokurorit. Një studim i kohëve të fundit nga Organizata Gallup ofron një matës krahasues të perceptimeve rezidente për sigurinë në të gjithë metrotë e mëdha të SHBA-ve. Bazuar në të dhënat nga studimi i Gallup-Healthëays Well-Being Index, janë vlerësuar përqindjet e banorëve, të cilët thonë se “ndihen të sigurt” duke ecur vetëm natën në 50 zonat më të mëdha të metrove të Amerikës. Një studim i tillë duhet ndërtuar edhe në qytet e Shqipërisë. Jemi para zgjedhjeve lokale, ndaj kjo pyetje e qytetarëve do ishte me vend. Zoti kandidati i mundshëm për kryetar bashkie sa i sigurt është qyteti ynë, a keni ju ndonjë studim? Unë si qytetar po ju pyes:

1-Cila është lidhja midis sigurisë së perceptuar dhe krimit aktual? 2-Cilët janë faktorët përveç krimit që mund të veprojë në perceptimin e sigurisë? A ka studime që hedhin dritë dhe ofrojnë besueshmëri se cila është ndërlidhja statistikore ndërmjet masës së sigurisë dhe masave të ndryshme kundër krimit, si dhe kushteve sociale, demografike dhe ekonomike të hapësirës qytetase?! Duhet të mbajmë në vëmendje se korrelacioni nuk nënkupton vetëm shkakun, por vë në dukje lidhjet ndërmjet variabëlve. Raportet krim-(pa)siguri janë në proporcion të drejtë. Sa më shumë krim aq më shumë pasiguri edhe si perceptim. Por perceptimi lyp target grup në zonën e krimit dhe jo dokudo dhe sigurisht strukturë antropologjike duke mbajtur në qendërshikim arsimimin e të pyeturve. Perceptimi duhet krahasuar me të dhënat zyrtare që të shihet a ka përputhje apo jo. Modeli amerikan i lartpërmendur ka nënvizuar se: ”Perceptimet e sigurisë, gjithashtu, përmbysen nga nivelet e arsimit të të anketuarve. Korrelacioni mes sigurisë së perceptuar dhe nivelit arsimor (e matur si përqindja e të rriturve që janë të diplomuar në kolegj) është ndër më të lartat në analizën e vet. ”Gjithashtu, po ky model pohon bazuar në studimin e perceptimit se: ”Struktura e ekonomisë lokale dhe e tregut të punës, gjithashtu, luan një rol. Ekziston një korrelacion thelbësor midis sigurisë së perceptuar dhe pjesës së punëtorëve në punët e ekonomisë dhe ata në fushën e dijes.” Unë ngre shqetësimin se te ne në Shqipëri nuk ka studime në vijueshmëri dhe të dhëna serioze të regjistruara. Në realitetin tonë ose gjen deklarata në emisione lajmesh nga ndonjë kasnec ose gjen më shumicë OJF që rrjepin fonde dhe hanë dreka në hotele luksoze pasi zhvillojnë me demek ato aktivitet e famshme me slide dhe me dokumente ku qëllimi është justifikimi shpenzimeve që janë goxha të majme por pa ndonjë rezultat pozitiv konkret. Në kësi punimesh duhet të hynë universitet dhe njerëz me integritet dhe studiues serioz. Krimi te ne bën kërdinë perceptimi spontan shpreh shqetësim, studimet e mirëfillta nuk janë të pranishme. Ky është indirekt pajtim me gjendjen që ndryshe mund të lexohet me krimin si nënshtrim dhe pafuqi civile për të reaguar. Studiuesit amerikanë nënvizojnë “se siguria e perceptuar është më e ulët te individët e klasës punëtore. ”Me sa duket puna e rëndë dhe jeta e vakët sociale i bën ata më pak të interesuar dhe pak të dëshiruar për lirinë. Ndërsa mëtojnë ata: ”Artistët dhe krijuesit kulturorë për një kohë të gjatë, janë perceptuar si shënues të rivitalizimit urban: Ekziston, gjithashtu, një korrelacion pozitiv midis pjesës së punëtorëve në punë artistike dhe kreative dhe sigurisë së perceptuar, megjithëse kjo mund të reflektojë pasurinë e përgjithshme të një vendi, gjithashtu”. Shpjegimi është i qartë jeta artistike e ushqen lirinë ashtu dhe puna e karakterit të tillë. Krimi e kufizon lirinë ndaj perceptimi për gjendjen është i gjallë dhe i përgjegjshëm. ”Në anën e rrokullisjes dhe jo çuditërisht, ndjenja e pasigurtë është e lidhur ngushtë me racën dhe varfërinë”- ka konkluduar studimi i studiuesve amerikanë. Tek ne lexoje endacakët dhe romët, njerëzit që jetojnë në periferi si brigjet e lumenjve apo landfillet. Perceptimet rezidente të sigurisë në të gjithë qendrat ku gulon lëvizja(në Amerikë metrotë) janë të lidhura negativisht me pjesën e popullsisë që nuk është e bardhë, me përqindja e banorëve nën kufirin e varfërisë dhe norma e papunësisë. Siguria e perceptuar është, gjithashtu, e lidhur negativisht me mungesën e strehimit që përputhje me të dyja shpjegimet e varfërisë dhe me teorinë e dritareve të thyera.

Është sugjeruar zakonisht që njerëzit janë më të shqetësuar dhe të frikësuar në qytetet më të mëdha. Por analizat studimore nuk gjejnë asnjë lidhje statistikore midis dendësisë së popullsisë dhe krimit ashtu dhe madhësisë së qyteteve popullsisë dhe krimit në një lidhje shkak pasojë të drejtpërdrejtë. Megjithatë, ka të ngjarë që densiteti do të luante një rol më të madh në perceptimet e sigurisë në të gjithë lagjet urbane kundrejt lagjeve periferike. Supozohet, gjithashtu, se pronësia në shtëpi u jep njerëzve një rol më të madh në komunitete, duke nxitur një kohezion më të madh shoqëror dhe duke rritur ndjenjën e sigurisë. Por analiza e studiuesve amerikanë nuk gjen asnjë lidhje statistikore midis sigurisë së perceptuar dhe pjesës së popullsisë që jep shtëpi me qira. Ndërsa kjo gjetje mund të ndryshojë nëse përfshihen metropolet më të vogla, ose nëse analiza u zgjerua në nivelin e lagjes, përsëri vlen të përmendet se ekziston një ndryshim i konsiderueshëm në kostot e marrjes me qira dhe të strehimit përgjatë zonave ku ka dendësi të lëvizjes së njerëzve(rasti 50 metrove në Amerikë) Feja konsiderohet të jetë një faktor kyç në kapitalin social dhe kohezionin e popullatës. Konservatorët socialë do të shtonin se feja është një shenjë e strukturës morale të një komuniteti. Kështu do të prisnin që njerëzit të ndiheshin më të sigurt në bashkësitë fetare. Por ky nuk është rasti në nivelin e metrosë, sipas analizës së studimit Mellander. Në fakt, pjesa e popullsisë që identifikohet si shumë fetare është e lidhur negativisht me sigurinë e perceptuar në nivelin e metrosë. Klima gjithashtu luan një rol, sipas analizës së Mellander. Perceptimet e sigurisë janë gjithashtu të lidhura negativisht me temperaturat mesatare të larta në janar (-57) dhe korrik (+38). Me fjalë të tjera, metrotë më të ngrohta përgjithësisht perceptohen si më pak të sigurta. Konkluzion… në studimin e kolegëve amerikanë që janë marrë me studimin e sigurisë në 50 metrotë e USA, njerëzit ndihen më pak të sigurt kanë: Shkallë më të lartë varfërie, shkallë më të lartë papunësie, nivele më të larta si të pastrehë, përqindje më të larta të popullsisë që nuk janë të bardhë, nivele më të ulëta të arsimit (të matur si përqindja e të rriturve që janë graduar në kolegje), më shumë struktura ekonomike në klasë të punës dhe nivele më të larta të religjionit. Metrotë ku njerëzit ndihen më të sigurtë kanë: Nivele më të larta të të ardhurave dhe arsimimit, më pak papunësi, më pak të pastrehë dhe më shumë struktura ekonomike dhe kreative të bazuara në njohuri. Kur thuhet dhe bëhet gjithçka, perceptimi i sigurisë duhet të pasqyrojë begatinë, nivelet e arsimit dhe rrethanat ekonomike të vendeve të paktën po aq, ose ndoshta më shumë, sesa realiteti themelor i krimit. Richard Florida është bashkë-themelues dhe redaktor i CityLab dhe një redaktor i lartë në Atlantik. Ai është profesor universiteti në Shkollën e Menaxhimit të Shkollës së qyteteve të Universitetit të Torontos dhe Rotman, dhe një shok i shquar në Institutin Schack të Real Estate të Universitetit të Nju Jorkut. Çfarë do të thotë për të të ndihesh i sigurt në qytet…?!”Kur mendojmë për fjalën “siguri”, çdo gjë mund të vijë në mendje. Ndoshta është diçka e thjeshtë sa mbyllja e dyerve gjatë natës, ose mundësia që të mbani diçka për ju personalisht për të mbrojtur veten. Sido që të jetë, ne e shohim atë, “siguria” është vendimtare pa marrë parasysh se çfarë bëni ju ose kush jeni rreth pjesës më të madhe të ditës tuaj. Unë mendoj se ne të gjithë mund të bien dakord për një gjë, edhe pse: Të ndiheni të sigurt derisa jemi në shtëpi është shumë e rëndësishme në skemën e madhe të gjërave. ”Disa njerëz ndihen krejtësisht të sigurtë vetëm me mbylljen e dyerve të tyre gjatë natës, e cila është plotësisht e mirë, por kjo nuk mjafton. Në SHBA, FBI vlerësoi se gjatë vitit të kaluar kishte më shumë se 2,000,000 vjedhje me 66% të atyre të varieteteve rezidenciale aq të mjaftueshme për të thënë se ka shumë punë për të bërë. Sistemet e sigurisë në shtëpi janë një mjet i dobishëm për të penguar dikë që të hyjë në shtëpinë tuaj nëse jeni atje ose jo. Ato mund t’ju kursejnë mijëra dollarë në krahasim me alternativën e shtëpisë tuaj të thyer, si dhe t’ju japin juve dhe të dashurve tuaj një pjesë të mendjes duke e ditur se shtëpia juaj është në duar të mira nëse jeni në shtëpi ose në pushime. A ËSHTË E MIRË KJO MASË?Një sondazh i kohëve të fundi në SHBA i 422 vjedhësve të dënuar tregoi se 83% e tyre do të përpiqeshin të kuptonin nëse në një shtëpi kishte një sistem sigurie para se të merrnin në shqyrtim edhe tentimin për vjedhje, me gjysmën e pranimit se ata as nuk do të tentonin të hynin. Sistemet e sigurimit në shtëpi mund të shkojnë nga 600 deri në 1200 dollarë, por kostoja mesatare e vjedhjeve mund të jetë mbi $ 5,000 deri në 20,000 dollarë, kështu që ia vlen të sigurohet shtëpia juaj kur të keni mundësi. Në fund të ditës, zgjedhja duket shumë e thjeshtë dhe nëse doni nivel shtesë të rehatisë merrni sistemin e sigurisë në shtëpi që i përshtatet të gjitha nevojave tuaja.            *       *      * Roli teknologjisë për një qytet të sigurt…Si mundet teknologjia t’u përgjigjet sfidave të sigurisë në qytete?! Teknologjia mund të luajë një rol të rëndësishëm në ndihmë të qyteteve për t’iu përgjigjur sfidave të sigurisë. Po sjell një manual, i cili përshkruan shtatë fusha të rëndësishme të sigurisë ku qytetet mund të përdorin teknologjinë në avantazhin e tyre: 1-Sistemet biometrike të identifikimit, të cilat kanë potencial për të reduktuar gabimin njerëzor dhe kohën e përpunimit dhe do të rrisin shërbimet ndaj qytetarëve dhe kontrollin e imigracionit. 2-Sistemet e njohjes së fytyrës dhe teknologjitë e tjera parashikuese do të zhvendosin zbatimin e ligjit nga reaktive në proaktive. 3-Sistemet e automatizuara të mbikëqyrjes do të reduktojnë varësinë nga puna e njeriut dhe do të sigurojnë monitorimin e infrastrukturës kritike, si p.sh. shërbimet e energjisë, ujit dhe telekomunikacionit. 4-Masat elektronike të sigurisë do të mbrojnë shërbimet e ndjeshme të administratës publike nga rreziqet virtuale, ndërsa mjetet analitike të të dhënave mund të parashikojnë shpërthime të sëmundjeve. 5-Menaxhimi i fortë i informacionit, nëpërmjet masave të zgjeruara të sigurisë dhe skemave të mbrojtjes së të dhënave, do të ndihmojë institucionet dhe korporatat të mbrohen nga sulmet kibernetike.6-Sistemet që integrojnë informacionin, analizojnë të dhënat dhe komunikojnë me përgjegjësit e parë dhe publiku do t’i ndihmojë qeveritë të reagojnë ndaj emergjencave dhe fatkeqësive.7-Platformat teknologjike do të lehtësojnë bashkëpunimin e efektshëm midis degëve të ndryshme të qeverisë, duke rritur bashkëpunimin midis agjencive. Siguria në qytet për fëmijët—ecja në rrugë dhe shenjat, edukimi dhe siguria… Duke studiuar një projekt shkollor sociologjik takova këtë slogan: ”Kthejeni fuqinë në dritat e rrugëve dhe sinjalet e këmbësorëve në Qytetin e Sigurisë”. Ky aktivitet është një ndihmë mbi stërvitjen e projektuar për të mësuar fëmijët se si të aktivizojnë pajisjet e kontrollit të trafikut për kalime të sigurta në rrugë dhe t’i ndihmojnë ata të interpretojnë simbolet dhe mesazhet e pajisjes së kontrollit të trafikut. Fëmijët do t’i kryejnë këto detyra në kryqëzimin e qytetit të sigurisë, pasi mësimi i Kalimit të Rrugës të përfundojë në klasë. Është shumë e rëndësishme që fëmijët e vegjël të kuptojnë se NUK duhet të përpiqen të kalojnë në rrugë pa një të rritur. Fëmijët do të mblidhen jashtë në një nga qoshet e kryqëzimit të Qytetit të Sigurisë. Ata do të praktikojnë aktivizimin e pajisjeve të kontrollit të trafikut, dhe kalimin e rrugës në mënyrë të sigurtë në kryqëzimet e pikturuar. Si realizohet?! Menjëherë pas mësimit në klasë fillon praktika: “Të jesh i mençur në rrugë”, që do të mbulojë bazat e kalimit të rrugëve dhe sinjaleve të kontrollit të trafikut. Ky aktivitet do të forcojë më tej njohuritë dhe aftësitë e fëmijës në sjelljen e sigurt të kalimit të rrugëve dhe do të shërbejnë si një rishikim i frytshëm. Kryqëzimi i Qytetit të Sigurisë do të përdoret ekskluzivisht për këtë aktivitet. Drejtoni vëmendjen e fëmijëve në sinjalet “Ecni” dhe “Mos ecni”, dhe në dritën e trafikut të varur nga mesi i kryqëzimit. Shqyrto se çfarë përdoren këto sinjale dhe si mund ta bëjnë të sigurt për ta që të kalojnë në rrugë. Ndërsa dritat ndryshojnë, pyetni nëse është e sigurt apo e pasigurt për të kaluar në rrugë.(kështu duhet të jenë dhe semaforët te ne dhe jo thjesht me drita e kuqe jeshile e verdhë.)Shqyrtoni procedurën e duhur për kalimin e rrugës. Theksoni se edhe nëse sinjali është ndalimi i trafikut, ata duhet të vazhdojnë me kujdes dhe të kërkojnë në të majtë, djathtas dhe majtas ndërsa kalojnë në kryqëzim. Ndërsa sinjali ndryshon nga “Mos ecni” në “Ecni”, merrni fëmijët nëpër rrugë. Nga rruga ku ka rënë zjarri kaloni çdo rrugë duke lëvizur në drejtim të kundërt dhe duke përfunduar në rrugën e sigurtë. Diskutimi parësor gjatë këtij aktiviteti duhet të fokusohet në: Dallimi nga fëmija i shenjave “Ecni”, “Nuk ecni” dhe simboleve të tjera. Çfarë do të thotë nëse po ndizet? Çfarë do të thotë nëse është e qëndrueshme? Si mund ta aktivizojnë pajisjen nëse nuk është automatike? Rëndësia e kërkimit. Pse është e rëndësishme të vazhdosh kërkimin e majtë, e djathtë? Kalimi në kryqëzim. Cili është qëllimi i tij? Pse është pikturuar nëpër rrugë? Çfarë i thotë një motoristi që i afrohet kryqëzimit? Ky tip aktivitet është hartuar për të ri-theksuar fëmijës rëndësinë e mësimit “Të jetë i mençur në rrugë” dhe t’u japë atyre ndihmë në praktikën e kalimit në rrugë i sigurt në kryqëzimin e Qytetit të Sigurisë. Përveç kësaj, fëmijët do të shtojnë njohuritë e tyre për identifikimin dhe përdorimin e pajisjes së kontrollit të trafikut.  


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.