Kronikë

Tentuan të vrisnin 34-vjeçarin në Lezhë, arrestohen dy persona

22:52 - 06.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy persona janë arrestuar ditën e sotme  për plagosjen e 34-vjeçarit Maltin Doda një ditë më parë, në Shënkoll të Lezhës. Mësohet se policia kë  vunë në pranga autorët e dyshuar të vrasjes së mbetur në tentativë ndaj 33-vjeçarit.




Siç bëhet me dije të arrestuarit janë, Petrit Lleshi, 33 vjeç, banues në Tale – Lezhë. Ai ishte arrestuar edhe më datë 18 Gusht 2018, sepse gjatë kontrollit të ushtruar iu gjetën bimë të dyshuara narkotike kanabis sattiva dhe në datë 22 Gusht 2018, Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë për të caktoi masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”.

Zef Boci (Dritan Ndoj ), 39 vjeç, banues në Ishull Shëngjin – Lezhë. Mbi dy të arrestuarit rëndon akuza vrasje e mbetur në tentativë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.