Kronikë

EMRI/ Tentoi të kalojë kamionin me 425 kg drogë, arrestohet vlonjati i shumëkërkuar

14:09 - 07.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një operacion i policisë së Vlorës i koduar “The Truck” (Kamioni), ka vënë në pranga një person të shumëkërkuar.




Albano Rakipi, 26 vjeç, banues në Vlorë, u arrestua në orët e vona të mbrëmjes së kësaj të enjteje.

Ai akuzohet për trafik droge, lidhur me një ngjarje të ndodhur më 29 janar 2017.

Më konkretisht, gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës, në kamionin me targë AA 8220S/AD801, në pronësi të firmës së tij që transportonte fruta-perime, u gjet dhe u sekuestrua një sasi prej 425 kilogramë e 650 gramë, kanabis sativa.

Gjithashtu, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë në 22 mars të këtij viti, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.