LIFE STYLE

Shenjat që tregojnë se ai nuk të dashuron vërtet

19:17 - 07.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dielli dhe hëna bashkëpunëtorë, dëshira për t’u argëtuar dhe moskokëçarja tipike e pushimeve, ta lësh veten të lirshme dhe t’i përgjigjesh menjëherë ‘Po’ kërkesës së parë për takim ishte shumë e natyrshme.




Darkë nën dritën e qirinjve dhe disa flluska shampanje kanë bërë të vetën dhe gjithçka ishte fantastike.

E megjithatë, ka një ‘por’: A është i duhuri? Para se të ‘notojmë në lot’ është mirë të kuptojmë se ç’lloj njeriu është. Ja disa këshilla të vlefshme:

E nesërmja nuk dihet se ç’do të sjellë, këtë e dimë shumë mirë. Ndaj, në vend që të investohemi tek njeriu i gabuar, është më mirë të marrim disa masa dhe të shohim me vëmendje sjellje të caktuara, për të kuptuar nëse është një tradhëtar serial, apo një dalë i mirë:

Dëgjo instiktin: Ne gratë jemi mësuar të kemi një shqisë më shumë se meshkujt dhe shqisa jonë e gjashtë, është mbase ajo më kryesorja.

Nëse partneri shfaqet shumë i zënë me punë, merr shumë mesazhe, aperitivët me miqtë dhe lojrat e futbollit bëhen gjithnjë e më të shpeshta, epo…ndoshta diçka nuk po shkon ashtu siç duhet. Ndaj, nëse jemi ‘verbuar nga dashuria’ le të shohim përmes instiktit: nëse diçka nuk na bind, më mirë të dëgjojmë ‘zërin që na sorrollatet në kokë’ dhe të veprojmë me kthjelltësi.

Me shpejtësi rrufeje: Nëse ‘Ai’ ecën shumë shpejt dhe kalon nga “A dalim për një pije sonte” tek fraza “Kur do martohemi dhe kë do të ftosh?”, ndoshta jo gjithçka është në rregull, ndaj më mirë të hedhim hapa të ngadaltë dhe të sigurtë.

Pasi ka dy mundësi: O është tipi i mashkullit të dashuruar pas ‘dashurisë’ si koncept, i cili nuk kupton se ku ndahet ëndrra nga realiteti; ose jemi përballë një Kazanove që ka një qëllim të qartë dhe të vetëm mashkullor: të rrotullohet në shtratin tënd pa shumë mundim.

Fjala kyç në këtë rast: Mosbesim

Flasin për ty: E vërtetë, shpesh zilia luan shakara të shëmtuara. Sidomos nëse i dashuri yt konsiderohet mashkull i pashëm, gojët e liga do zgjidhen dhe do plasin thashetheme nga më të pabesueshmet.

Megjithatë, ku ka zë, nuk është pa gjë. Ndaj, para se të vuani nga ndonjë tradhëti e mundshme, le të përpiqemi të kuptojmë nëse të rrimë me një tip të tillë, është vërtet ajo që duam. Sepse, përndryshe, do ishte më mirë ta ‘hiqnim qafe’ sa më shpejt të jetë e mundur.

Më i ëmbël se mjalti: Vardisa është një art më vete, kjo është e sigurtë. Dhe nëse mashkulli xhentil në fjalë duket se i ka mësuar përmendësh rregullat e këtij arti, është koha për t’u alarmuar.

Po, sepse darka nën dritën e qirinjve, trëndafilat e kuq në dhomë, fundjava romantike në një spa me masazh të pronotuar për dy janë fantastike, por jo pa marrë gjë në shkëmbim: “Tani që të dhashë gjithë këto, ti….”

E si të mos ndihesh në borxh? Qetësia është gjithnjë virtyti i të fortëve, ndaj i themi ‘po’ romanticitetit, por çdo gjë në kohën e vet.

Sy shqiponjë: Syri ka rolin e vet, por në rast se sytë e tij, në vend që të ‘zhyten’ në sytë e tu, shohin takat apo minifundet e të tjerave, atëherë diçka nuk shkon.

Nëse zotëria sillet kështu në praninë tuaj, imagjinoni ç’mund të bëjë kur nuk jemi me të!!!

Don Zhuani i ri njihet shumë shpejt, por pyetja e vërtetë është: A jemi të sigurta se duam të rrimë me një tip të tillë? Mendohuni zonja e zonjusha, mendohuni.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.