Horoskopi

Horoskopi i datës 9 Shtator 2018

00:00 - 09.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Mos u përqendroni tek fati dhe përpiquni të përmirësoni shëndetin tuaj. Është koha e duhur që të kontrolloni peshën dhe të nisni ushtrimet fizike. Sot nuk do të keni shumë durim. Mos gënjeni pasi mund të shkatërroni lidhjen tuaj në dashuri. Duhet të bëni përpjekje për të zgjidhur disa probleme, të cilat kanë kohë që ‘presin’.

Do të kaloni një ditë shumë të këndshme me fëmijët tuaj. Do të kryeni aktivitete të shumëllojshme. Ka gjasa që sot të përfshiheni në një lidhje romantike. Ka mundësi që në punë të përballeni me disa probleme. Megjithatë, shkathtësia juaj do të bëjë që t’i kaloni me sukses ato.

Duhet të mendoheni mirë nëse keni ndërmend të investoni, pasi mund të gaboni. Anëtarët e familjes ose partneri/partnerja do të shkaktojnë disa probleme. Do të keni probleme serioze me partnerin/partneren nëse i tregoni se çfarë duhet të bëjë. Mos tregoni informacione personale dhe konfidenciale.

Bëni kujdes me shëndetin dhe rregulloni punët. Sot do të fitoni mjaftueshëm para, por rritja e shpenzimeve nuk do t’ju lejojnë të kurseni. Do të kaloni një ditë shumë të bukur me partnerin/partneren, që do ju mbështesë për problemet tuaja. Ka gjasa që t’ju vihet në provë durimi. Për çiftet e martuara është dita e tyre me fat.

Do të ndiheni shumë mirë nga ana shëndetësore pavarësisht se do të kaloni një ditë plot tension. Bëni kujdes me çështjet bankare. Nuk është dita e duhur për të dominuar, pasi mund të shkaktoni probleme. Personat e kësaj shenje që kanë ndërmarrë një udhëtim, do të kalojnë një periudhë të mrekullueshme.

Do të keni një dëshirë të madhe për të udhëtuar dhe për të shpenzuar para por nëse e bëni një gjë të tillë do t’ju vijë keq më pas. Do të përjetoni disa vështirësi me anëtarët e familjes, por mos lejoni që kjo t’ju shkatërrojë qetësinë. Mos i detyroni të tjerët të bëjnë gjëra, të cilat nuk do t’i bënit vetë.

Nuk do të bëni progres për shkak të pesimizmit tuaj. Është koha e duhur që të kuptoni se shqetësimet kanë ndikuar negativisht në aftësinë tuaj për të menduar siç duhet. Do të keni rritje të shpenzimeve, që gjë do t’ju sjellë shqetësime.

Dikush që ju i besoni nuk do t’ju tregojë të gjithë të vërtetën rreth një çështjeje. Aftësia juaj për të bindur të tjerët do t’ju ndihmojë në zgjidhjen e problemeve. Me kurajën e fortë që ju karakterizon, do të fitoni dashurinë. Ka gjasa që për shkak të temperamentit të përfshiheni në disa probleme në punë. Sot do të kujtoni disa kohë të vjetra me bashkëshortin/bashkëshorten tuaj.

Sot do të kryeni disa aktivitete sportive, të cilat do t’ju mbajnë në formë të mirë fizike. Nuk është dita e duhur për të investuar apo për të spekuluar. Stili ekstravagant i jetesës suaj mund të shkaktojë tensione në shtëpi, kështu që shmangni daljet natën vonë. Sa i përket anës romantike, do të jetë dita juaj me fat.

Sot do t’i kushtoheni shëndetit dhe look-ut. Gjithashtu, do të kaloni një ditë shumë të këndshme në çift. Mos ndërmerrni vendime të nxituara për të cilat mund të pendoheni më pas. Për çiftet e martuar, është dita për të përjetuar anën e mirë të martesës.

Mos shpenzoni shumë për argëtim apo për look-un tuaj. Miqtë dhe bashkëshorti/bashkëshortja juaj do t’ju bëjnë të ndiheni mirë dhe të lumtur. Në punë do të ndiheni i veçantë sot. Dikush nga e kaluara ka gjasa t’ju kontaktojë.

Shëndeti i një prej anëtarëve të familjes suaj do t’ju shkaktojë tension. Ka gjasa që partneri/partneri juaj t’ju zhgënjejë dhe do të jetë shumë e vështirë ta bindni atë t’i qëndrojë planit tuaj. Mund t’ju shfaqet një çështje e vjetër, e cila do t’ju sjellë probleme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.