Kronikë

E rëndë në Vlorë! Gjendet i vrarë një 13-vjeçar

18:04 - 10.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Vlorë ku një minoren është gjetur i vrarë.




Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në fshatin Fitore, nga ku të dhënat e para bëjnë me dije se është gjetur i vdekur një 13-vjeçar me iniciale M.A.

Djali i mitur mësohet se është gjetur i pajetë nga babai i tij. Menjëherë ai ka njoftuar policinë të cilët kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet.

Nga hetimet e para policia bën me dije se fëmija ka qenë vetëm duke luajtur në një godinë ngjitur me banesën, ku dyshohet se është vetëvrarë aksidentalisht me armë zjarri tip Pistoletë TT.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Informacion paraprak

Më datë 10.09.2018, rreth orës 16:40, në fshatin Fitore, Vlorë, dyshohet se është vetvrarë aksidentalisht me armë zjarri një djalë i mitur me gjeneralitetet M.A., 13 vjeç.

Në momentin e ngjarjes, fëmija ka qenë vetëm duke luajtur në një godinë ngjitur me banesën, ku dyshohet se është vetëvrarë aksidentalisht me armë zjarri tip Pistoletë TT.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.