![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Dy grupe shqiptaresh që trafikonin kokainë, heroinë, e marijuanë mes Italisë dhe Europës veriore janë shkatërruar nga Guardia di Finanza në Trento.
Operacioni i koduar “Alba Bianca” është ndërmarrë mëngjesin e sotëm në 3 shtete, Itali, Gjermani dhe Shqipëri dhe në pranga kanë rënë 18 shqiptarë, 1 kosovar dhe 1 pakistanez. Nga këta 16 persona janë arrestuar në Itali. 13 prej tyre janë shtetas shqiptarë me banim në Bolzano, Merano, Treviso, etj.
Ndërkohë 3 shqiptarë janë arrestuar në Bavari të Gjermanisë. 1 tjetër shqiptar është arrestuar në Tiranë. Ky operacion antidrogë ka çuar në shkatërrimin e dy grupeve kriminale që vepronin në lidhje me njëri tjetrin; njëri në Veri të Italisë e tjetri në Bavari të Gjermanisë.
Grupi ushtronte aktivitetin e tij edhe në Belgjikë dhe Holandë. Hetimet e këtij kanë nisur në janar të 2016 pas sekuestrimit të 91.5 kg kokainë në Bolzano.
Që prej nisjes së hetimit të këtij operacioni e deri më arrestimet e ditës së sotme këtyre dy grupeve trafikantësh u janë sekuesstruar në total 20 kg drogë te tipit marijuanë, kokainë e heroinë më vlerë mbi 20 milionë euro , 8 automjete të përdoruara për trafikun e drogës, mbi 100 mijë euro para cash si dhe janë arrestuar gjithsej 40 korrierë e trafikantë drogë.