Kronikë

Tritol në banesë drejtorit të OSHEE-së

11:59 - 10.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një sasi tritoli ka shpërthyer në banesën e Xhavit Mashës, në qytetin e Krujës. Sipas policisë lokale, lënda plasëse ka shpërthyer rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm.




Nga shpërthimi fatmirësisht janë shkaktuar vetëm dëme materiale në banesë si dhe automjeti që ndodhej i parkuar në oborr.

Policia thotë se lënda plasëse është hedhur brenda murit rrethues të banesës, në lagjen “Pengile”.

Nga hetimet e para dyshohet se ngjarja ka ndodhur, pasi djali i Xhavitit, 29-vjeçari Besnik Masha është përgjegjës i OSHEE-së në Fushë-Krujë.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e shkaqeve të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.